Vuçiq: Serbia nuk i ka shitur armë Ukrainës dhe Rusisë, ata që thonë ndryshe po shkaktojnë dëme
Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 05 March 2023
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 5 mars ka deklaruar se asnjë armë, pajisje apo municion serb nuk i është shitur Rusisë apo Ukrainës dhe se ata që pretendojnë të kundërtën janë “gënjeshtarë, sinjalizues dhe duhet të kenë turp, sepse po i sjellin dëme Serbisë”.
“Për Serbinë, në përputhje me ligjet ndërkombëtare, ekzistojnë të ashtuquajturit përdorues të lejuar dhe Serbia mund të eksportojë vetëm në vende të tilla. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin, jemi të pastër si loti”, tha Vuçiq në Doha, ku po merr pjesë në një konferencë të organizuar nga Kombet e Bashkuara.
Në fund të shkurtit, disa media ruse njoftuan se 3.500 raketa nga fabrika serbe “Krushik” iu dorëzuan forcave të armatosura të Ukrainës, përmes Turqisë dhe Sllovakisë, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se ky informacion shkakton “shqetësim të thellë”.
Më herët, demanti ka ardhur nga “Krushik” dhe Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Lidhur me pretendimin se armët janë eksportuar në Ukrainë nga Serbia, përmes Turqisë, Vuçiq tha se Serbia “e ka mbrojtur veten në mënyrë shtesë” duke ditur se ekziston mundësia që një pjesë e mallit të përfundojë diku tjetër.
“Ne theksuam se është e pamundur që pa pëlqimin tonë të eksportohen municionet që i kemi dhënë Turqisë”, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbia “nuk e ka detyruar askënd të luftojë”.
Portali rus “Mash” njoftoi mbi dyshimet se 3.500 copë raketa “M-21 GRAD” 122 milimetra të Krushikut iu dorëzuan forcave të armatosura të Ukrainës.
Portali publikoi dokumente, autenticitetin e të cilave Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta konfirmojë, të cilat pretendohet se tregojnë që kompania kanadeze “JNJ Export Import” ka porositur raketa nga “Krushik”.
Media ruse ka pohuan se arkat kanë fluturuar nga Serbia në Turqi, ku si ndërmjetës ka kryer transitin kompania turke “Arca Savunma Sanayi Ticaret”, përmes së cilës ngarkesa ka shkuar në Sllovaki, e më pas në Ukrainë.
Kompania “Krushik” nga Valeva, në perëndim të Serbisë, më 28 shkurt ka njoftuar se nuk ka pasur shitje të raketave në këtë treg dhe as nuk ka pasur kontrata për sasitë dhe shenjat e specifikuara.
Në deklaratë thuhet se “i gjithë ‘rasti’ mediatik bazohet në shfrytëzimin e informacioneve jo të plota dhe të pandërlidhura”, të cilat, siç thuhet, janë vendosur “në një kontekst negativ”.
Paraprakisht, më 27 shkurt, reagoi ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i cili mohoi se Serbia eksporton armë në Ukrainë.
Kjo nuk është afera e parë, në të cilën Serbia akuzohet për shitjen e armëve në luftën ruse-ukrainase.
Më 16 korrik 2021, në veri të Greqisë u rrëzua një aeroplan ukrainas dhe u konstatua se po transportonte për në Bangladesh mina për stërvitje, të cilat kompania serbe “Valir” i bleu nga fabrika shtetërore “Krushik”.
Në mars të vitit 2022, në portalet dhe rrjetet sociale ruse u publikua një fotografia e një ushtari të të ashtuquajturës “Republika Popullore e Donjeckut”, i cili në duar po mbante një minë të pashpërthyer.
Në bazë të shenjave që ndodheshin në minë, Radio Evropa e Lirë konstatoi se është prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2016. Mina të tilla prodhohen nga fabrika shtetërore serbe e armëve “Krushik”.
Të tjera
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga minat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...
-
U prit me ceremoni ushtarake, Osmani falënderon shtetin e El Salvador për mikpritjen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falenderuar shtetin e El Salvador për...