Avni Dehari: Vjedhja e mostrave është krim, prokurori nuk po ndërmerr asgjë
Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 02 March 2023
Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, e ka kritikuar prokurorinë e shtetit se nuk po merr asnjë masë për ta zbardhur rastin e zhdukjes së mostrave të djalit të tij, i cili kishte vdekur në burgun e Prizrenit në rrethana të dyshimta.
Ai tha se e ka përjetuar mjaft rëndë lajmin për zhdukjen e mostrave, teksa ka thënë se ky krim duhet të zbardhet sa më shpejt.
“Vjedhja është bërë në laborator, ky është rast i rëndë, është krim. Prokurori në vend që të marrë masa e të angazhohet më tepër, e dërgon si çdo herë nuk ndërmerr asgjë”, ka thënë ai.
Avni Dehari, tha se lajmin për zhdukjen e mostrave e kanë mësuar nga mediat, teksa shtoi se kjo nuk është hera e parë që mostrat e djalit të tij zhduken apo dëmtohen.
“Lajmin e kemi marrë përmes mediave. MD-ja, ka dalë në media dhe përmes tyre e kemi marrë lajmin… Me mostrat është manipuluar që nga fillimi. Në ekspertizën e Zvicrës është bërë një varg vërejtjesh se provat janë dëmtuar. Për rastin e thonjve, ajo është dërguar e zbrazët… Edhe kjo është zhdukje e mostrave. Tash është bërë zhdukje e mostrave, mendoj se kjo është bërë me qëllim nga të njëjtit njerëz që nga fillimi i kanë dëmtuar mostrat tash i kanë vjedhë. Prokurori duhet ta zbardhë këtë rast”, ka thënë ai.
Tutje ai, e ka kritikuar edhe ish-drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiu, i cili në ditën e vdekjes së Astrit Deharit, i kishte publikuar pamjet nga burgu ku kishte ndërruar jetë ai.
“Rasti i Astritit, thjesht është shndërruar nga fillimi në një telenovelë, ky është akti më kulminant i kësaj telenovele. Pas vdekjes së Astritit, menjëherë incizimet janë publikuar në Klankosova, Baton Haxhiu, i ka shfaqur padrejtësisht për publikun. Po them padrejtësisht sepse ende pa i hetuar organet, që është dashur t’i kenë në dorë, ato kanë dalë publikisht. Nuk lejohet për një rast që është në fillim të hetimeve, të dalë rasti publikisht. Ai vetë kishte mëdyshje, kishte thënë t’i shfaqë apo të mos i shfaqë”, ka thënë ai.
Kritika ai ka pasur edhe për ish-prokurorin Sylë Hoxha, për të cilin tha se po tenton vazhdimisht ta manipulojë publikun.
“Ka pasur shumë manipulime për këtë rast, përpos ekspertëve ligjor të Kosovës, ka pasur edhe ekspertët me kërkesën tonë. Prokurori Sylë hoxha, manipulon në TV dhe thotë që ekspertët e pavarur ligjor kanë qenë korrekt dhe na kanë përgëzuar për punën e mirë që kemi bërë. Por, asniher nuk thotë që ata kanë sjellë një përfundim tjetër, nga këta të Kosovës”, ka thënë ai.
Avni Dehari, e përmendi edhe ish-ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, e cila sipas tij ka bërë kërkesë që të lëshohet urdhër-arrest, për ekspertët ligjor të familjes Dehari dhe për avokatin e tyre.
“Ministrja e atëhershme Dhurata Hoxha, po a nuk i shkon ndërmend pse Dhurata Hoxha lëshoj fletarrest për arrestimin e dy ekspertëve ligjorë, Besim Latifaj, Besim Ymaj dhe avokatit tonë Tomë Gashi. Pse nuk sollëm një përfundim të njëjtë sikurse të IML-së në Kosovë”, ka thënë ai.
Babai i Astrit Dehari, tregoi që asnjëherë nuk është kontaktuar nga asnjë prokurorë për t’u pyetur apo informuar rreth rastit.
“Asnjëherë as prokurori i parë e i dytë nuk na kanë kontaktuar neve asnjëherë. E kuptoj që ata mund të komunikojnë me avokatin, por është e rëndësishme që edhe me prindërit e fëmijës të marrin mendim. Me kërkesën tonë kur kemi qenë me Afrim Gashin, aq ftohtë dhe me përbuzje na shikonte, pse dilnim në media. Nëse prokurori e kryen punën korrekt dal e them se jam i kënaqur në media”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngje...
-
“Faleminderit”, Krasniqi mirënjohëse për mbështetjen e qytetarëve të Vushtrisë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Prishtina të martën është renditur ndër 15 qytetet me ajrin më të ndotur në b...
-
Hamza uron Trumpin pas inaugurimit: Mezi pres të punoj me administratën tuaj për një Kosovë më të mirë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka u...
-
Lushtaku në takim me banorët e tre fshatrave të Skenderajt: Besimi juaj është shpresa për të ardhme të sigurt
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Konfiskohen rreth 25 kg lëndë nạrkọtike dhe arrestohen katër të dyshuar
Operacioni policor i koduar ‘Starti’ kanë goditur një grup kriminal trafikant...
-
Haradinaj takon kongresmenin Keith Self: Të rikthejmë marrëdhëniet strategjike me Amerikën
Kryetari i AAK-së z. Ramush Haradinaj sot ka takuar Kongresmenin Republikan, ...
-
Memli Krasniqi nga Vitia: Të gjitha shtabet zgjedhore të PDK-së janë të mobilizuara për fitoren e Bedri Hamzës më 9 shkurt
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në vazhdën e vizit...
-
Bedri Hamza nga Krusha: Jeta e qytetarëve ka mundur të jetë më e mirë në katër vjetët e fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Daut Haradinaj: Mbështetja masive për Kosovën Fituese, shpresë për rikthimin e dinjitetit për qytetarët
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Deklarata e Trump për gjinitë, Lushtaku: Kjo deklaratë ngjallë shpresa në dështimin e politikave të shkatërrimit të familjes tradicionale
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Jeta Rafuna: Vushtria mikpritëse si gjithmonë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 45 Jeta Raf...