Kurti përdor edhe ‘google translate’ në Kuvend për të iu shpjeguar deputetëve kuptimin e nenit për tejkalimin e të kaluarës

Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 02 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke raportuar në Kuvend për takimin e së hënës së Bruksel dhe marrëveshjen e cila u publikua nga BE-ja e cila ende nuk është nënshkruar.
E një nen që nxiti debat ishte neni i parë i cili thotë që duhet të tejkalohet e kaluara në mes të dy shteteve. Kryeministri për tu shpjeguar deputetëve se ky nen nuk nënkupton harresën e aq më pak sic thotë ai tejkalimin e të shkuarës ka thënë se aty është përmendur një term gjerman.
Sipas Kurtit “overcome the past” apo tejaklimi i të kaluarës në gjermanisht do të thotë të adresohet e kaluara dhe kriminelët që kanë kryer krime lufte të përballen me drejtësinë.
“Overcoming the past” që është në tekstin në anglisht, pra edhe një herë gjermanisht është (termi në gjrmanisht), e i cili përbën metodën gjermane të të adresuarit të drejtësisë tranzicionale pas luftës së dytë botërore. Ky është koncepti ai bazohet në një sistem të drejtësisë që ka për qëllim të thotë të vërtetën për të kaluarën ta luftojë revizionizmin e së vërtetës dhe ti ndjekë e ti dënojë ata që kishin përgjegjësi për të kaluarën. Pra jo që marrëveshja bazike nuk amniston e nuk fal asgjë por përkundrazi ka për qëllim të adresojë të kaluarën përmes mjeteve të civilizuara që kanë për qëllim luftën ndaj kriminelëve që kanë kryer krime lufte, theksimin e së vërtetës, mbrojtjen e narracionit të viktimave dhe edukimin e brezave të rinj mbi bazën e drejtësisë për të kaluarën.”, ka thënë Kurti.
Sipas tij konceptet për marrëveshjen do të përkthen pas nënshkrimit të saj.
“Kjo jo që nuk është harresë e as tejkalim i së kaluarës por theksim i saj dhe ndërtim i së ardhmes duke adresuar të kaluarën përmes përgjegjësisë juridike. Dhe ta ritheksoj që tekstet që i kemi deri më tash janë vetëm në anglisht dhe atyre do të iu përmbahemi. Tekstet do të përkthehen në fund një herë do të dakordohemi për tekstet në anglisht siç janë”, ka thënë ai.
Madje Kurti hyn edhe në google translate gjatë fjalimit për të iu shpjeguar deputetëve se si shqiptohet kjo fjalë në gjermanisht duke thënë se ndoshta nuk po e shqipton ashtu siç duhet./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Zbulohet deklarata e Adem Jasharit kur pyetej për fotografi: Nuk jam unë për syreta
Pak kush ia dëgjonte zërin, sepse guximi dhe sakrifica e tij flisnin për të! ...
-
Kremlini e vlerëson si pozitive letrën e Zelenskyt drejtuar Trumpit
Rusia mirëpret deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Kievi...
-
Osmani në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e Rreshtimit...
-
Ngjarjet në Kuvendin e Serbisë, sërish Bërnabiq: Prishtina dhe Zagrebi janë të lumtur
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nga incidenti i dj...
-
Biznesmenit i sekuestrohen 166 parcela e banesat milionëshe
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve të një...
-
Hiqet nga rendi i ditës kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në Këshillin e Europës
Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka hequr ...
-
Zyrtare: Pas raportimit të Infokusit për vjedhje, Prokuroria merr vendim për rinumërim votash në Vushtrri
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar rinumërimin e të gjitha vendvo...
-
Alarmante: Bllokohet prokurimi publik në Kosovë
Një “problem teknik” ka bërë që i gjithë sistemi i prokurimit publik në Kosov...
-
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Familja Jashari, zemër e qëndresës sonë, lufta e UÇK-së, vulë e krenarisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazh...
-
Besarta Jashari uron Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta ka bërë...
-
Në Vushtrri pritet të bëhet rinumërimi i votave pas dyshimeve për parregullsi
Në komunën e Vushtrrisë pritet të bëhet një rinumërim i plotë i votave për ka...
-
Krasniqi: Prekazi nuk është thjesht një vend – është themeli i shtetit, zemra e kombit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz, në fillimin e Ditëve...