Kurti: Unë propozova që të nënshkruajmë marrëveshjen, Vuçiq e refuzoi kategorikisht

Autori: Gazeta inFokus
13:50 | 02 March 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke raportuar në Kuvendin e Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi dhe takimin e së hënës ku u diskutua për marrëveshjen përmes planit të BE-së.
Ky raportim erdhi pas kërkesave të shumta të opozitës të cilët nuk pranonin të vazhdonin seancën pa qenë edhe kryeministri Kurti pjesë e saj.
Ndërkaq Kurti ka thënë se në takimin trilateral ka ofruar nënshkrimin e marrëveshjes derisa është refuzuar kategorikisht nga presidenti i Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.
Në takimi trilateral unë ofrova nënshkrimin tim për marrëveshjen Propozimin tim për të nënshkruar marrëveshjen e refuzoi kategorikisht Vuçiq. Siç e tha edhe Borrell ky dokument nuk do të diskutohet më, të dy palët janë pajtuar me një propozim të tillë por kjo nuk do të thotë që marrëveshja është arritur. Pranimi bëhet vetëm pas nënshkrimit të dy palëve, fillimisht sipas procedurës së kontraktimit ndërkombëtar të shteteve. Refuzimi për ta nënshkruar nga ana e Serbisë është tregues që ata nuk janë dakord me përmbajtjen, rrjedhimisht nuk kanë gatishmëri për ti dhënë formë obligative ndërkombëtare e juridike marrëveshjes së tillë”, ka thënë Kurti.
Derisa sipas tij refuzimi nga ana e Serbisë tregon se për kë është e dëmshme një marrëveshje e tillë.
“Më lejoni të ripërsëris që ka një dallim të madh ndërmjet në njërën anë pranimit të një teksti të një marrëveshje si një dimension simbolik dhe në anën tjetër pranimit për ti ndërmarrë obligimet juridike ndërkombëtare të saj. E para është pa asnjë pasojë juridike, politike dhe ekonomike dhe e dyta ka pasoja politike dhe juridike të gjitha në nivelin ndërkombëtar në marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i i Serbisë e ka refuzuar të dytën pra po refuzon ta pranojë marrëveshjen si kuadër i detyrimeve ndërkombëtare të obligueshme për palët Arsyet e refuzimit të tij nuk meritojnë komentim nga ana ime por natyrisht do të duhej të ishin një pikënisje mbi vlerësimin nacional se për kë është e dëmshme një marrëseje tillë e për kë jo” ,ka shtuar i pari i ekzekutivit në Kuvend./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Kremlini e vlerëson si pozitive letrën e Zelenskyt drejtuar Trumpit
Rusia mirëpret deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Kievi...
-
Osmani në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e Rreshtimit...
-
Ngjarjet në Kuvendin e Serbisë, sërish Bërnabiq: Prishtina dhe Zagrebi janë të lumtur
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nga incidenti i dj...
-
Biznesmenit i sekuestrohen 166 parcela e banesat milionëshe
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve të një...
-
Hiqet nga rendi i ditës kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në Këshillin e Europës
Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka hequr ...
-
Zyrtare: Pas raportimit të Infokusit për vjedhje, Prokuroria merr vendim për rinumërim votash në Vushtrri
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar rinumërimin e të gjitha vendvo...
-
Alarmante: Bllokohet prokurimi publik në Kosovë
Një “problem teknik” ka bërë që i gjithë sistemi i prokurimit publik në Kosov...
-
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Familja Jashari, zemër e qëndresës sonë, lufta e UÇK-së, vulë e krenarisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazh...
-
Besarta Jashari uron Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta ka bërë...
-
Në Vushtrri pritet të bëhet rinumërimi i votave pas dyshimeve për parregullsi
Në komunën e Vushtrrisë pritet të bëhet një rinumërim i plotë i votave për ka...
-
Krasniqi: Prekazi nuk është thjesht një vend – është themeli i shtetit, zemra e kombit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz, në fillimin e Ditëve...
-
27-vjetori i Epopesë së UÇK’së, PDK bën homazhe në Prekaz e Marinë
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se sot kanë b...