Klinaku: Specialja premton strehim e banim jashtë Kosovës për të dëshmuar kundër UÇK-së, por disa refuzojnë

Autori: Gazeta inFokus
19:49 | 01 March 2023
Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në të cilën ndodhen emrat e viktimave që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.
Klinaku ka reaguar duke thënë se ka raste që ai i di vet ku ZPS iu ka folur serbisht dëshimtarëve dhe iu premtojnë strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm që të japin dëshmi të rrejshme ndaj UÇK-së, por që po refuzohen.
“Ka raste të dëshmitarëve që unë i di e që ZPS ju flet edhe serbisht dhe ju premtojnë strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm e vetëm që të japin dëshmi të rrejshme kundër krerëve të UÇK-së, por ata janë duke refuzuar”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shtuar se nuk do të përmend emra, por që ZPS me siguri do të publikojë të tjera dokumente në ditët që vijnë.
“Po të kishin frikë ata dëshmitarë, nuk do të tregonin dhe nuk do ta bënin vet publike e duke treguar se kanë dhënë dëshmi. P.S Nuk po përmendi emra, sepse me siguri me skandalin e radhës do t’i bëjnë publike vet ajo zyrë e fëlliqur në Hagë”, ka shtuar ai.


Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta, ku nuk pë...
-
Defekt në furnizim, mbesin pa ujë pesë rrugë në Prishtinë
Pesë rrugë kanë mbetur pa ujë sonte, për shkak të një defekti në gypin e ujit...
-
Nesër fillon numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë se nesër më 26 shkurt do të fil...
-
Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papës vazhdon të jetë kritike
Papa Françesku, që po përballet me pneumoni të dyfishtë, vazhdon të jetë ...
-
Qytetarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës: Nuk e di se si do t’ia dalim…
Me afrimin e marsit, nisin edhe shqetësimet për shtrenjtimin e mundshëm të rr...
-
“Pasojat e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve në KEK”- Dakaj tregon pse qytetarët do ta paguajnë koston e shtrejtimit të rrymës
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka reaguar pas paralajmërimeve se çmimi i rrymës pri...
-
Bie lifti te një banesë te “Rruga B”
Raportohet se një lift ka rënë poshtë në një bllok banesor në rrugën “B” ...
-
Rama: S’ka shancë që të biem dakord me Serbinë për të ardhmen e Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për televizionin...
-
Hasani: Nëse Qeveria e re nuk e çon statutin e Asociacionit në Kushtetuese për një afat të shkurtë, do të izolohemi
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Kosova rreziko...
-
PDK-ja kërkoi hetime për disa kuti votash të dyshimta, VV-ja e kundërshtoi
Nesër është paraparë të nisë numërimi i votave të qytetarëve që kanë votuar n...
-
Kurti mbledh ministrat nesër, 14 pika në rend dite
Kryeministri Albin Kurti do të mbledh nesër ministrat, me fillim nga ora ...
-
Mbretëria e Bashkuar zotohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje
Kryeministri britanik, Keir Starmer, është zotuar se do të rrisë shpenzimet p...