Konjufca në Qirez dhe Likoshan: 28 shkurti i vitit 1998 shënon fillimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 28 February 2023
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bëri sot homazhe te varrezat e martirëve në Qirez dhe Likoshan, për të nderuar 24 martirët e vrarë në këto dy fshatra 25 vjet më parë.
Me këtë rast kryetari Konjufca tha se 28 shkurti i vitit 1998 shënon edhe datën kur filloi gjenocidi i Serbisë në Kosovë.
“Prej këtu e gjithë bota e kuptoi se regjimi i Milosheviqit vret edhe fëmijë, vret edhe gra, edhe pleq. Vret edhe gra shtatzëna, siç ka ndodhur këtu. Dhe pikërisht për shkak të sakrificave të popullit tonë, të cilat janë të mëdha e me përplot vuajtje, bota demokratike e kuptoi edhe më mirë që ne jemi në kauzën tonë të drejtë dhe pikërisht për këtë arsye edhe lufta e UÇK-së, lufta e popullit tonë, ishte e drejtë dhe e domosdoshme. Pra ishte luftë për t’u mbrojtur nga pushtuesi dhe luftë për ta mbrojtur popullin tonë nga gjenocidi i Serbisë”, tha kryetari Konjufca.
Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se institucionet do t’i kujtojnë dhe nderojnë gjithmonë martirët dhe dëshmorët e Kosovës që ranë për lirinë e vendit.
Të tjera
-
Kështu duket vila e Bajqinovcit, pasi u dëmtua nga një shpëŕthim (PAMJE)
Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjend...
-
Gërvalla takon homologun grek, diskutojnë për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan
Kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, ...
-
Prindërit që akuzohen se pṛivuan nga jeta foshnjën tremuajshe, morën me vete në seancë foshnjën e sapolindur – ndërprehet seanca
Për shkak se F.B., dhe S.M., të cilët akuzohen se kanë privuar nga jeta v...
-
KFOR-i mbajti një konferencë të sigurisë dhe koordinimit me Policinë dhe EULEX-in
Komanda Rajonale e Perëndimit të misionit të KFOR organizoi një “Konferencë t...
-
Tri lagje të Prishtinës mbesin pa ujë, kontraktori i Komunës prish një gyp
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se tri lagje të kry...
-
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e tre personave
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe arr...
-
“Krejt xhamat i ka qitë jashtë”, deklarohet deputeti Bajqinovci për shpëṛthimin e vilës së tij në Bajgorë
Sot vila e deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovcit, e cila gjendet në ...
-
Departamenti amerikan i Shtetit pret nga Serbia që autorët e sulmit në Banjskë të përgjigjen pa vonesë
Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshi...
-
Presidentja, në “Clinton Global Initiative”: Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në takimin v...
-
Shqipëri, shtimi i kapaciteteve për përballimin e sulmeve kibernetike
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Shqipëri është përqendruar në...
-
Dëmtohet nga një shpëŕthim vila në bjeshkë e Mefail Bajqinovcit, dyshohet se u hodh eksplóziv
Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjend...
-
Italia kujton heroin Afrim Bunjaku: Të përfshirët do të mbajnë plotësisht përgjegjësi
Një vit më parë, rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra në pritë në Banjskë të...