Dyshimi i Kusari-Lilës për Haki Abazin: Hidhërimin e ka me diçka tjetër
Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 22 February 2023
Kryetarja e grupit të VV-së në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka komentuar deklaratat e Haki Abazit të bëra në hollin e Kuvendit të Kosovës e ku hedh akuza ndaj saj.
Abazi, që është deputet i VV-së, është shkarkuar nga posti i kryetarit të komisionit për politikë të jashtme, ndërsa ai ka hedhur akuza ndaj Kusari Lilës që po ngulfat fjalën e lirë brenda VV-së së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
“Nuk kemi fuqi edhe po të duam unë dhe Saranda që të ngulfasim fjalën e lirë brenda VV-së”, tha ajo në emisionin Pressing në T7.
Abazi po ashtu i ishte referuar Kusari Lilës si “çadra e Gadafit” dhe ka thënë se ajo ka shkatërruar edhe grupe tjera parlamentare para VV-së. Por kjo mendon se hidhërimi i Abazit është me diçka personale.
“Dy vjet janë në pyetje. Cilat janë iniciativat që i ka marrë. Kjo nuk qëndron. Nuk jam marrë me të në nivel personal. Konsideroj se është shpërthim i pakënaqësisë që ka pasur në vazhdimësi që është çështje e hidhërimit të tij në diçka tjetër. Të thirresh në deklarata të aktivistëve të VV-së, pastaj të akuzohesh kryeministrin, ministrin, koordinatore. Kryetaren e grupit të VV*së, nënkryetaren e Kuvendit e të tjera. Duke qenë se është sulm personal dhe janë të paqëndrueshme. Kemi qenë në listë të përbashkët në dy palë zgjedhje. Për të njëjtat kauza unë kam dalë përpara. Unë kam qenë numër 18 në listë e ajo 19. Unë kam dalë e 8-ta në votime e ai i 58-ti. Pra kush ka më së shumti përkrahje brenda VV-së është e ditur”, tha ajo.
Të tjera
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...