Bjellorusia miraton projektligjin për dënimin me vdekje për tradhti të lartë
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 22 February 2023
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi më 21 shkurt në lexim të dytë një projektligji që parashikon dënimin me vdekje për tradhti të lartë për nëpunësit civilë dhe anëtarët ushtarakë.
Projektligji duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, Këshilli i Republikës, përpara se sundimtari autoritar, Alyaksandr Lukashenka, ta nënshkruajë këtë ligj.
Një ndër personat që po përballet me gjyq nën akuza për tradhti të lartë, “konspiracion për marrjen e pushtetit” dhe krijimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste, është liderja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, e cila po gjykohet në mungesë.
Në Bjellorusi, edhe disa aleatë të Tikhonovskayas po gjykohen në mungesë.
Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që praktikon dënimin me vdekje.
Që kur Lukashenka erdhi në pushtet në vitin 1994, në vend janë kryer më shumë se 400 ekzekutime./REL
Të tjera
-
Zv.Sekretari Amerikan shkruan për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë, përmend sundimin e ligjit
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Ri...
-
Deri në 15 minuta pritja në Merdarë për të dalë nga Kosova
Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë 10-15 ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Një person gjatë të hënës është gjetur pa shenja jetë në Novobërdë të Gjilani...
-
Rrëzohet një aeroplan në Australi, ka viktima
Një avion u rrëzua pranë ishullit Rottnest afër qytetit Perth të Australisë P...
-
Zhduket një burrë në Lipjan
Një person është raportuar i zhdukur në Lipjan, shkruan Gazeta Infokus. Si...
-
Policia gjen kạllạsh dhe fishẹkë në shtëpinë e një burri në Podujevë
Policia ka gjetur kallash, katër fishekë dhe një gëzhojë në shtëpinë e një bu...
-
Rrạhu familjaren, arrestohet
Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti dyshohet se kishte usht...
-
E pazakontë në Arabinë Saudite, përmbytje të mëdha në disa qytete
Arabia Saudite po përballet me shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rënda, d...
-
Çmimi i naftës bruto arriti nivelin më të lartë të tre javëve
Çmimet e naftës së papërpunuar zgjeruan fitimet në seancën aziatike të mërkur...
-
Rritja më e madhe e pagave në Bosnjë dhe Hercegovinë në 30 vitet e fundit
Vendimi i Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës për rritjen e pagës mi...
-
KQZ sot miraton fletëvotimin, votimi jashtë Kosovës nis të enjten
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërsa do ...
-
Haradinaj mban sot konferencë për media
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, mban sot konferencë për media b...