Kurti priti në takim drejtorin rajonal të BERZh-it, folën për mundësi të reja bashkëpunimi
Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 21 February 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mirëpriti në takim drejtorin rajonal të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Matteo Colangelim së bashku me drejtorin aktual të këtij institucioni në Kosovë, Neil Taylor dhe drejtorin e ri, Sergiy Maslichenko.
Diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit. Gjatë takimit, kryeministri e falënderoi drejtorin e deritanishëm në Kosovë, Neil Taylor, për bashkëpunimin e afërt dhe i uroi suksese në angazhimin e radhës, teksa i uroi mirëseardhje Maslichenkos.
Nga kryeministri u theksuan veçanërisht projektet si ai i rehabilitimit të hekurudhës, përkatësisht për sinjalizim dhe telekomunikim në kuadër të saj, impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan dhe Mitrovicë dhe projektet e efiçiencës energjetike me komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit, për të cilat projekte Qeveria e Kosovës po bashkëpunon me BERZh-in.
Colangeli, në emër të BERZh-it, shprehu gatishmërinë për të mbështetur qeverinë në projektet të ndryshme, me theks te ato në fushën e energjisë së ripërtëritshme (energji të erës dhe diellit), të efiçiencës së energjisë dhe sektorin privat.
Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, fundjavën që lamë pas, kishte takuar presidenten e BERZh-it, Odile Basso.
Të tjera
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, këto dy vende prijnë me numrin më të madh të votuesve të regjistruar
Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para sh...
-
Haradinaj në Pejë e Deçan: Gratë vendosin vetë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Lajçak për takimin në Uashington me Richard Verma: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan
Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka qe...
-
“Edhe krerët e institucioneve shkojnë shërohen në shtetet tjera” – Dervishaj kritikon fuqishëm qeverinë aktuale
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka kritikuar ...
-
Presidentja uron Krishtlindjen ortodokse: Qoftë kohë reflektimi, gëzimi e bashkimi…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjen për...
-
Këta janë dy kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe s...
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
Zyra për Çështje Ekonomike e Kantonit të Cyrihut ka llogaritur në një studim ...
-
Tre vrạsësve të Enver Hadrit u konfirmohet dënimi i përjetshëm
Gjykata Penale e Brukselit ka dënuar me burgim të përjetshëm tre autorët e vr...