Orban thotë se Evropa është indirekt e përfshirë në luftë me Rusinë
Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 19 February 2023
Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se Evropa është e përfshirë “indirekt në luftë me Rusinë”, pasi disa vende evropiane zotohen të dërgojnë tanke luftarake për të ndihmuar Ukrainën që të luftojë pushtimin rus.
Orban, i cili u rizgjodh kryeministër në vitin 2022 për një mandat të katërt radhazi, përsëriti se të qenit anëtar i NATO-s është “jetike” për Hungarinë, por tha se qeveria e tij nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, e as nuk do të ndërpresë marrëdhëniet ekonomike me Moskën.
Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere. Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë.
Tanku Leopard 2 konsiderohet si një nga më të mirët në vendet perëndimore dhe rreth 20 vende aktualisht përdorin këtë tank. Ukraina ka kërkuar 300 tanke të tilla dhe thotë se Perëndimi deri më tani ka premtuar se do t’ia dërgojë të paktën 120.
Më 9 shkurt, pas takimit me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel, Orban tha se Budapesti “i përket kampit të paqes”.
Hungaria ka kritikuar vazhdimisht sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, dhe deri në një marrëveshje të arritur në dhjetor, bllokoi një paketë ndihme prej 18 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën./REL
Të tjera
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...
-
Mali i Zi: Homazhe për 12 viktimat e sụlmit me ạrmë ditën e Vitit të Ri
Në Cetinjë të Malit të Zi u mbajtën sot homazhe për 12 personat që u vranë gj...
-
Pas patrullimit të ushtarëve amerikan në veri, KFOR-i del me një komunikatë
KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë të K...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Rama: Lokacioni dhe plani për palestrën multisportive janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar Ministrit Hajru...
-
Rrạhu gruan, arrestohet dhe i sekuestrohet pistoleta 32-vjeçarit në Ferizaj
Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi dyshohet se ka shkaktuar dh...
-
Shtetas maqedonas lụftuan për ushtrinë mercenare ruse Wagner
(Radio Evropa e Lirë) – Prokuroria publike në Maqedoninë e Veriut po heto...
-
Vdẹs një person në aksidentin në Grackë, një tjetër dërgohet në QKUK
Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit mes një kamioni e dy veturave në ...
-
The New York Times: Të konvertuarit në të krishterë në Kosovë duan ta ringjallin të kaluarën para-islamike
Të konvertuarit e krishterë në Kosovë, ku shumica dërrmuese e njerëzve janë m...
-
Deri në tri orë pritjet në Merdarë, një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë
Mërgimtarët po vazhdojnë të presin me orë të tëra nëpër pikat kufitare pë...
-
Shqiptari i Kosovës dëbohet nga Zvicra se voziti shpejt dhe u vetaksidentua
Në majin e vitit 2021, pak pas orës 19:00, Florent M.*, që tani është 26-...