Lajme

Kurti takon senatorët Shaheen dhe Van Hollen në Mynih, folën për përparimin në sundim të ligjit

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 18 February 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Mynih ka takuar senatorët amerikan Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Kurti ka falënderuar senatorët Shaheen dhe Van Hollen për ndihmën, mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tyre dhe të ShBA-ve për Kosovën.

“Folën për përparimin e shënuar në sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, demokratizim të institucioneve dhe zhvillim ekonomik.Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në rajon”.

-Advertisement-

“Sa i përket dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe për propozimin evropian, kryeministri Kurti theksoi angazhimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm të Kosovës në këtë proces”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera