Propozimi evropian dhe dialogu, temë në takimin e Kurtit me Scholzin
Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 18 February 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takua me Kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.
Në takim u bisedua për progresin në vend, që është evidentuar edhe nga shumë organizata ndërkombëtare si dhe Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, progres të cilin e përshëndeti Kancelari Scholz.
“Rritja ekonomike, sundimi i ligjit, mbështetja sociale dhe demokratizimi institucional e shoqëror kanë avancuar gjatë dy viteve të fundit, theksoi kryeministri Kurti”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Kryeministri Kurti e njoftoi Kancelarin Scholz dhe ministren Colonna se Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara me 3 nëntor në Berlin, që së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvend, duke dëshmuar kështu përkushtimin tonë për Procesin e Berlinit.
“U fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara”.
“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”.
Të tjera
-
Përfundon intervistimi i gruas së Radoqiçiqit nga policia, ajo u ikë mediave
Pas rreth dy orë intervistim, bashkëshortja e terroristit Millan Radoiçiq, Em...
-
Macron e Biden marrin pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit në Normandi
Një ceremoni zyrtare u mbajt sot në Colleville-sur-Mer për të përkujtuar 80-v...
-
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
Presidenti i UNI-Universum International College, z. Alejtin Berisha, ka qenë...
-
Nis procesi zgjedhor për Parlamentin e ri Europian
Në Holandë nisi sot votimi për Parlamentin e ri Europian, duke i hapur udhë p...
-
Haradinaj: VV i bashkoi votat me Listën Serbe kundër kategorive të luftës, Kurti t’ua pagat e kategorive të lirisë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Maqedonci merr pjesë në shënimin e 210-vjetorit të krijimit të trupës së karabinierëve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 2...
-
Angazhimi i ekspertëve për hetim në MPJD, përplasë pozitën e opozitën
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies ...
-
Mitrovica nderon dëshmorët
Me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë, drejtu...
-
Tony Blair i drejtohet Kuvendit të Kosovës më 10 qershor
Në fillim të javës së ardhshme ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do ta v...
-
LAJMI I FUNDIT: Bashkëshortja e Millan Radojiçiqit po intervistohet në polici
Ema Radojiçiq, bashkëshortja e Millan Radojiçiqit, ndodhet në stacionin e pol...
-
Azemi: Pas shumë përpjekjeve, nga ky muaj rriten pagat për 100 euro
Kryetari i sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, njofton se nga 1 qersh...
-
Dallavere me rekrutimin e mjekëve, aktakuzë kundër dy zyrtarëve të Prizrenit
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.G....