1 miliardë USD për Turqinë, OKB nis mbledhjen e ndihmave
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 17 February 2023
Kombet e Bashkuara apeluan për mbledhjen e 1 miliardë dollarëve për të prekurit nga tërmetet e 6 shkurtit që morën mbi 42 mijë jetë njerëzish në Turqi e Siri.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres sqaroi se fondet do t’i sigurojnë 5.2 milionë personave ndihmë humanitare për tre muaj.
“Këto para do të lejojnë organizatat e ndihmës të shtojnë mbështetjen jetike përfshirë edhe në fusha si siguria ushqimore, mbrojtja, arsimi, uji e strehimi. Nevoja është shumë e madhe, njerëzit po vuajnë dhe nuk ka kohë për të humbur. I kërkoj komunitetit ndërkombëtar të shtojë përpjekjet dhe të financojë plotësisht këtë përpjekje kritike në përgjigje të njerëz prej katastrofave më të mëdha natyrore të kohës sonë”, tha Antonio Guterres, sekretar i OKB-së.
“Turqia është shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve në botë dhe ka treguar bujari të madhe me fqinjët e saj sirianë përgjatë viteve”, kujtoi Guterres.
“Tani është koha që bota ta mbështesë popullin turk – ashtu siç tregoi ai solidaritet me vendet tjera kur i kërkuan ndihmë”, shtoi ai.
11 ditë pas katastrofës, 5 persona janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat. Dy prej tyre 34 vjecari Mustafa Avcı, dhe Mehmet Ali Şakiroğlu, 26 u gjetën nën rrënojat e një spitali në provincën e Hatay-t tejet të dobësuar dhe të plagosur, megjithatë janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjëja e parë që bëri Avcı në momentin kur u mor me barel ishte që kërkoi të fliste me të motrën, të cilën e pyeti nëse ishin gjallë të afërmit e tjerë, e më pas i lehtësuar, i puthi dorën punonjësit që e shpëtoi.
Të tjera
-
“Ishim të gatshëm ta japim jetën për Kosovën”, Osmani percjell mesazhin e ushtarëve amerikanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Teksas...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, policia ndalon dy persona në Leposaviq
Në Koshuticë të Leposaviqit të premten dy persona kanë hyrë në mënyrë ilegale...
-
Ambasadori Rohde: Ka rezultate në dialogun Kosovë-Serbi, prandaj të dyja palët duhet të angazhohen
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se janë arritur rezult...
-
Djali rra*h nënën në Prishtinë, arrestohet
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar...
-
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj, policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një paciente femër shtetase e Serbisë ë...
-
Zhduket një grua në Gjakovë
Në Gjakovë, më saktë në lagjen Brekoc, është raportuar se është zhdukur një g...
-
FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Efes 2024”
Forca e Sigurisë e Kosovës, ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së, nga Regjime...
-
Moti sot me diell dhe me vranësira
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do fr...
-
Rohde: Gjermania do t’i katërfishojë forcat e saj në Kosovë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se shteti i tij do t’i...
-
Kurti u kërkon takim partive parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar kryetarët e partive parlamenta...
-
Abdixhiku në Suharekë: LDK-ja ka program që u përgjigjet çështjeve të dekadës e rindërton aleancat
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshat...
-
Suspendohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, incizoi tinëz kolegët
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, toger Imer Zeqiri është suspend...