Sport

“Më pëlqen Barcelona e Xavi-t”, Ten Hag: Do ishte mirë që kjo ndeshje të luhej në finale

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 16 February 2023

Të enjten rikthehet Europa League në fazën më emocionuese të sezonit. Raundi i 1/16-tave do të sjellë përballje të zjarrta, ku padyshim spikat ajo mes Barcelonës dhe Manchester United.

Në lidhje me këtë sfidë, trajneri i United, Erik Ten Hag në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, theksoi se këtë përballje do të dëshironte ta luante në finalen e Europa League.

“Unë mendoj se Barcelona dhe ne do të kishim preferuar ta luanin këtë sfidë në finale. Ne po e presim me padurim përballjen me Barcelonën. Për të bërë një ndeshje te madhe dhe të shkëlqyer duhet të japim më të mirë tonë. Është një ndeshje e nivelit të lartë dhe jemi të sigurt se performanca do të jetë e tillë”. Numri një i pankinës së “Djajve të Kuq” foli me admirim për trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, duke vlerësuar punën e bërë nga ana e tij.

-Advertisement-

“Si lojtar, unë e admiroja Xavin. Në kohën e tij ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për Barcelonën, për mënyrën se si ata luanin. Të njëjtën filozofi Xavi e ka sjell tani te ekipi. Ju mund ta shihni këtë, pasi ky ekip është Barcelona e tij.

Më pëlqen shumë Barcelona me Xavin, sidomos mënyra sulmuese. Unë mendoj se ai është në drejtimin e duhur. Përsa i përket përballjes tonë mendoj se do të jetë një sfidë e mirë mes dy skuadrave”. Ndeshja mes Barcelonës dhe Manchester United do të zhvillohet të enjten në orën (18:45) dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Supersport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera