Tea Trifoni tregon arsyen e fortë se pse zgjodhi të mos hynte mes çiftit Luiz-Kiara!
Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 16 February 2023
E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë ish-banorja e shtëpisë së “BBV”, Tea Trifoni. Ajo përfundoi rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe në radio tregoi gjithçka rreth kësaj eksperience mjaft të veçantë dhe të bukur.
Gjatë një prove që ata kishin brenda shtëpisë së “BBV”, Luizi dhe Tea kënduan së bashku dhe nga mënyra sesi Tea e shikonte të gjithë menduan se mes tyre ose më shumë nga ana e Teas mund të kishte një pëlqim, por vetë ish-konkurrentja e “Për’Puthen” tha se:
Ne të dy i thamë njëri-tjetrit, në momentin kur bëmë performancën: “Tani do performojmë!”. Ai këndoi me zërin e tij të bukur dhe unë u mundova të bëja cfarë mundesha me sytë e mi të bukur.
Pse u merakos në njëfarë mënyre Kiara që ti i vure dorën te barku?
Nuk e di kur të dalë Kiara duhet të pyesni atë. Nuk ishte aspak e qëllimshme. Duke qenë se na ishte caktuar që unë dhe Luizi të performonim bashkë nuk ishim të afërt me njëri-tjetrin ishim larguar shumë, unë i kisha mbajtur dy javë osë me tepër qëndrim. Nuk qeshja me asgjë që ai thonte, nuk më bëntë për të qeshur isha shumë e mërzitur me të. Isha realisht e mërztur me të sepse siç na keni parë javët e para ne ishim shumë të afruar me njëri-tjetrin dhe unë e kuptoja që ai aty kishte ardhur me qëllime të qarta për të luajtur një lojë ama se mendoja që do ta drejtonte tek unë dhe u lëndova.
Tea shtoi gjithashtu se:
Po pse duhet të bëhesha xheloze, ai më ofendoi. Unë u mërzita me ofendimin.
Por pse nuk zgjodhi Tea që në këtë pikë të lojës të lunate pak më shumë?
Unë isha shumë emocionale në të gjithë këtë rrugëtim të “Big Brother VIP”.
Duke qenë se ka qenë edhe në një program dashurie si “Për’Puthen” pse Tea nuk luajti pak më shumë aty brenda në shtëpi, si përshembull të hynte pak mes Luizit dhe Kiarës?
Une mes çiftit nuk jam futur në “Për’Puthen” jo më në “Big Brother”.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































