Rusia kushtëzon marrëveshjen për drithërat me heqjen e sanksioneve
Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 13 February 2023
Rusia tha se do të ishte “e papërshtatshme” që të zgjatet marrëveshja për drithërat në Detin e Zi, nëse nuk hiqen sanksionet që prekin eksportet e saj të agrikulturës si dhe të zgjidhen çështje të tjera.
Nisma për drithërat në Detin e Zi, e nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina korrikun e kaluar, krijoi një korridor të sigurt përmes së cilit u mundësua eksporti i drithërave nga portet ukrainase, që ishin të bllokuara për shkak të luftës.
Marrëveshja, që u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, u zgjat edhe për 120 ditë në nëntorin e kaluar dhe pritet që muajin e ardhshëm sërish të diskutohet për një zgjatje tjetër. Por, Rusia ka sinjalizuar se është e pakënaqur me disa aspekte të marrëveshjes dhe ka kërkuar që sanksionet, që prekin eksportet e agrikulturës, të hiqen.
“Qëndrimi ynë për vazhdimin e mëtejmë të Nismës për Detin e Zi vazhdon të jetë i njëjtë”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Vershinin.
“Pa rezultate të prekshme në zbatimin e memorandumit Rusi-OKB, mbi të gjitha heqja e sanksioneve dhe kufizimeve ndaj eksporteve të agrikulturës ruse…. zgjatja e dokumentit ukrainas është e papranueshme”, theksoi ai.
Eksportet e agrikulturës nuk janë cak vetëm i sanksioneve perëndimore, por Moska tha se bllokadat në pagesa, logjistikë dhe fusha të tjera “janë barriera”, që i pamundësojnë asaj të eksportojë drithëra dhe plehrave artificiale.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe që atëherë është përballur me sanksione nga shtetet perëndimore./REL
Të tjera
-
25 vjetori i çlirimit, Osmani falënderon presidentin Clinton
Sot janë bërë 25 vjet nga çlirimi i Kosovës. Më 12 qershor 1999-të, morën ...
-
Kandidatët e pazakontë që fituan vende në Parlamentin Evropian
Fidias Panayiotou nuk ka përvojë politike dhe asnjë lidhje me ndonjë parti po...
-
QP “Clinton” kujton sulmet e NATO-s: 25 vjet më parë dëbuam me sukses forcat serbe
“Qendra Presidenciale Clinton” ka kujtuar 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës. ...
-
Pacolli thotë se në Qeverinë Kurti bashkëpunimi me Shqipërinë u rrit si asnjëherë më parë
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e ka mohuar se ka marrëdhënie të acaruara m...
-
Rrugëtimi i Kosovës në një çerek shekulli liri
25 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Ko...
-
Sëmundjet nga pickimet e mushkonjave, kërcënim i madh për Evropën, ja arsyeja
Ndryshimet klimatike po nxisin përhapjen e specieve pushtuese të mushkonjave ...
-
Agjenda e presidentes Osmani për 25 vjetorin e çlirimit
Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t...
-
Video e tmerrit tregon fabrikën e ‘robotëve humanoidë’ me fytyra të detajuara njerëzore që mund të zëvendësojnë këdo (Pamje)
Shprehja ‘asgjë nuk është siç duket’ ngrihet në një tjetër nivel kur shikon p...
-
Dëbohet kosovari, jetonte në Gjermani nga viti 1989
Një person nga Kosova mund të dëbohet nga Qarku i Göttingen-it. Gjykata Admin...
-
Veteranët britanikë që shërbyen në kuadër të KFOR-it, pas dy dekadave vizitojnë Kosovën
Një grup ushtarësh të dikurshëm britanikë, të cilët shërbyen në Kosovë si pje...
-
Kuvendi mban seancë solemne për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Njëzet e pesë vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Në ...
-
1500 ushtarë të FSK-së do të parakalojnë në shesh me rastin e Ditës së Çlirimit
Sot shënohet 25-vjetori i Ditës së Çlirimit të Kosovës. Në 25-vjetorit, pë...