Mbi 430 kadetë i bashkohen Policisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 13 February 2023
Mbi 430 kadetë sot i janë bashkuar Policisë së Kosovës, në mesin e tyre edhe 53 gra.
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratë së 57-të, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se pjesëmarrja e grave në polici është një investim i duhur për gjithë shoqërinë.
“Dua të ju shpreh mirëseardhje në këtë rrugëtim të ri në shërbim të qytetarëve. Faleminderit për veprimin tuaj për t’i shërbyer shtetit. Policia buron nga qytetarët. Ju keni zgjedhur një profesion që kërkon përkushtim. Integriteti, profesionalizmi, respekti dhe paanshmëria ju duhet të veproni gjithnjë në përputhje me këto vlera. Si polici nga ju pritet që të jeni qytetarë model. Ju jeni ata që betoheni dhe garantoni që gjithë qytetarët do të ndjehen të sigurt.”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se mbrojtja e kufijve duhet të jetë obligim i përhershëm, duke theksuar se të njëjtit kanë dhënë maksimumin edhe në veri.
Kryeministri Albin Kurti ka uruar të gjithë policët e rinj, duke thënë se po forcohen radhët e shtetit.
“Për qeverinë tonë mbrojtja dhe siguria e vendit janë prioritet. Vetëm gjatë vitit të kaluar u realizuan 854 aksione kundër kontrabandës e korrupsionit. I shkatërruam 69 grupe kriminale. U konfiskuan 1.8 ton substanca narkotike. Dje, atje Policia e Kosovës janë shlatërruar tre laboratorë droge. Policia e Kosovës qëndron e palëkundur, ndryshimin dhe avancimin e saj e ndjejmë. Kolegët tuaj, zyrtarët policor kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me kontrabandën dhe krimin.”, ka thënë Kurti.
Të tjera
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...
-
Incidenti në kishën e Zllakuqanit ku mbeti i plagosur një polic, reagon Sveçla
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u tentua të kryhej vjedhje në kishën...
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...
-
Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e Evropës, 9 majin, kë...
-
Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre
Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin...
-
Publikohem pamjet/ Alma Arrazi afër Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim
Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmij...
-
Vajzën ia vrānë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras
Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë...
-
Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor ...
-
IPK e arrestoi: Ky është polici nga Gjakova që ngacmoi sek* ualisht të miturën
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari polic...
-
Arrestohet polici në Gjakovë, ngacmoi sek *ualisht të miturën
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrt...