“Një pendë lundruese”, koncepti i ri në Kinë
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 12 February 2023
Një nga arkitektët më të njohur të Kinës, Ma Yansong, ka zbuluar së fundmi projektin e kompanisë së tij për një aeroport të ri në qytetin verilindor të Changchun. Sipas dizajneve të publikuara, aeroporti ngjason me një “pendë lundruese”.
E vendosur në rreth 270.000 metra katrorë, ndërtesa do të lidhet me dy terminalet ekzistuese të aeroportit, i cili nëpërmjet rrugës dhe metros del drejtpërdrejt në qendrën e qytetit Changchun. Kur të përfundojë, pritet të mirëpresë rreth 22 milionë pasagjerë në vit. Megjithatë, ende nuk ka një datë fikse se kur mund të hapet.
Në ndërtesën e terminalit do të mbizotërojë ngjyra e artë dhe ajo e bardhë. Përgjatë harqeve në tavan janë lënë disa hapësira që lejojnë dritën natyrale të depërtojë, por edhe u jep mundësinë pasagjerëve të shikojnë dhe fotografojnë avionët mbi kokat e tyre. E gjithë ndërtesa ka elemente të shumta të natyrës, si p.sh një kopsht të brendshëm me pemë e lule, një tavan prej druri nga ku varen bimë kacavjerrëse, si dhe piktura të shumta tradicionale kineze, ku mbizotëron i ashtuquajturi peizazhi “shanshui” (ose “mal dhe ujë”).
Në Kinë, së fundmi, janë përfunduar shumë projekte të tilla si p.sh Aeroporti Ndërkombëtar Daxing në Pekin, i ngjashëm me një yll deti apo Aeroporti Ndërkombëtar Chengdu, forma e të cilit ngjason me një krijesë mitologjikë kineze. Qeveria vendase synon që të ketë 400 aeroporte në përdorim deri në vitin 2035, nga 241 që funksiononin deri në vitin 2020. /A2CNN
Të tjera
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...