Kujdeset për veshjet e Luizit në Big Brother Vip Albania, flet stilistja e njohur
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 11 February 2023
E ftuar në “Wake Up” stilistja e njohur, Miranda Dupi, e cila kujdeset për veshjet e këngëtarit Luiz Ejlli brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” ka folur pak më shumë mbi stilin e banorëve të “Big Brother VIP”, duke treguar të preferuarin e saj, por duke dhënë dhe disa kritika.
Cili nga personazhet e “Big Brother VIP” i pëlqejnë më shumë se si vishen? Kështu u përgjigj ajo:
“Më pëlqen Kiara, Dea… Jam munduar ta ndjek edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Më duket që përpiqen të jenë në modë edhe në përditshmëri edhe në prime. Më pëlqen Maestro, me veshjet e tij klasike. Ka personazhe që mund të veshin çdo lloj stili dhe t’u shkojë. Luizit mund t’i veshësh çdo gjë. Po kujdesem unë për imazhin e Luizit dhe është kënaqësi, duke qenë djali më i pëlqyer tek publiku. I shkojnë këmishat e bardha, edhe ‘hoodie’-t. Luizi mund të luajë me ngjyrat edhe me flokët. Edhe thes po të veshi, prapë do e pëlqejnë.”
Po për sa i përket veshjeve të Kiarës?
“Kiara është një dashuri më vete. Vishet shumë bukur por jo kaq shumë ekstravagancë. I shkon një fustan më i thjeshtë. Nuk jam tek fustanet e gjata, fustanet mini janë më mirë se i ka këmbët e bukura. Më pëlqen që të dalë dhe me një komplet tutash dhe me taka në prime. Kiarës i shkon e kuqja. Këtë e di edhe nga jashtë “Big Brother VIP”, dhe ajo e ka shumë qejf.”
Si e ka parë Miranda veshjet e Teas?
“Tea ka sy të bukur, tipare të bukura. Nuk duhet të ketë fustane të ngushta. Mund t’i shkojë pak dekolteja e hapur, por jo aq shumë sa herën e fundit në prime.”
Për Dea Mishel, Miranda ka një kritikë të vogël…
“Vishet shumë bukur, ka një trup elegant. Po nuk duhet të vishet kaq elegante edhe në prime. Banorët duhet të vishen pak më mirë se në përditshmëri, por jo si në një gala.”
Po stilin e Oltës si e ka parë ajo?
“Olta ëstë pak vintage. Ka një stil si rock star.”
Cila ngjyrë do i shkonte më shumë maestros?
“Ngjyrat e tokës, bezha. Por edhe e zeza sepse është klasik. Veshja tregon karakterin tënd, dhe ai është klasik.”
Po për Kristin çfarë ka për të thënë Miranda?
“Kristi është stil, e ka krijuar edhe nga babai i tij. Më pëlqen që vesh dhe ato xhupat e lëkurës. Është si një i huaj në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Më pëlqen.”

T� tjera
-
Zhvillime të reja për Lojëra Mesdhetare, ICMG thërret Kosovën në Athinë për të diskutuar ngecjet
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të marrë pjesë në një takim me Komitetin ...
-
Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti do...
-
IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje...
-
Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri, delegacioni i FARSH-së përfundon vizitën në FSK
Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr ...
-
Gjendet pa shenja jete një vajzë në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës
Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të ...
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e rregullta konsullore d...
-
“Gratë duhet të mbrohen, s’janë skllave”- Qytetari me mesazh të fuqishëm në protestë
Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar protestë kundër vrasjes së grave, duk...
-
Nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë: “Femicidi është urgjencë kombëtare”
Me moton “Femicidi është urgjencë kombëtare”, ka nisur protesta kundër vrasje...
-
Bilanci ekonomik i Kurtit përballë statistikave: 374 milionë euro diferencë në BPV, pagat pa inflacion dhe deficiti tregtar në rritje
Qeveria e Albin Kurtit prezanton rritje rekord të ekonomisë, pagave dhe inves...
-
KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në një pjesë të kryeqytetit
KOSTT ka njoftuar me qëllim të intervenimit të domosdoshëm në TMRR të transf...
-
Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar gjuhën seksist...
-
Ymeri alarmon për importin e rrymës: Kostoja arrin rreth 124 mijë euro për një orë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për importin e vazhdu...
































