Biden pritet të vizitojë Poloninë në përvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 11 February 2023
Presidenti Joe Biden do të shkojë në Poloni këtë muaj për të shprehur mbështetjen ndaj aleatëve një vit pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Vizita, e planifikuar për më 20-22 shkurt, vjen pas shfaqjes së shenjave të një pakësimi të mbështetjes për vazhdimin e ndihmës ushtarake dhe ekonomike prej dhjetëra miliarda dollarësh për Ukrainën. Ndërkohë, Rusia besohet se po planifikon një ofensivë të re në prag të përvjetorit të parë të fillimit të luftës dhe ka shtuar sulmet e saj me raketa ndaj infrastrukturës ushtarake dhe civile të Ukrainës në javët e fundit.
Nuk është ende e qartë nëse Presidenti Biden mund të tentojë të bëjë një vizitë në Ukrainë siç kanë bërë shumë udhëheqës të tjerë perëndimorë dhe anëtarë të Kongresit.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se administrata amerikane “do të vazhdojë të mbështesë popullin e Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Presidenti Biden vizitoi Poloninë disa javë pas fillimit të luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar, ku ai paraqiti argumentat e tij të forta mbi mbështetjen ushtarake për Ukrainën gjatë një fjalimi përpara Kalasë Mbretërore ikonike të Varshavës. Në atë kohë, Presidenti Biden tha për Putinin: “Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, megjithëse Shtëpia e Bardhë më vonë u tërhoq nga komentet që fillimisht dukeshin se ishin një thirrje për ndryshim regjimi në Moskë.
Zonja e parë Jill Biden kaloi shkurtimisht kufirin në një udhëtim në maj dhe takoi zonjën e parë të Ukrainës, Olena Zelenska. Presidenti Biden, si dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, kanë theksuar sfidat unike të sigurisë që mund të sjellë një vizitë e mundshme e një presidenti amerikan në një vend që po sulmohet nga Rusia, e cila ka armë bërthamore.
Presidenti Biden në dhjetor priti presidentin Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë. Udhëheqësi ukrainas më vonë përsëriti thirrjet për armë shtesë dhe mbështetje më të madhe perëndimore gjatë një fjalimi në Kongres./VOA
Të tjera
-
Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e projektit të ankandit të parë solar prej 100 MW
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ditën e premte ka nënshkruar marrëve...
-
Takimi me Kurtin, Erdogan: E mirëseardhur zbutja e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arrihet progres konkret
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit me kryeministrin e...
-
Hykmete Bajrami i reagon Albulena Haxhiut: Dështuat, dorëhiquni
Nënkryetarja e LDK-së dhe deputetja Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres së...
-
Parandalohet një tentim kontra*bande me mallra të padeklaruara në Prishtinë
Njësit e doganës duke u bazuar në profilin e analizës së riskut kanë selektua...
-
“E kom kry burgun si burrat”- Momenti kur Gani Geci lirohet nga burgu
Gani Geci është liruar sot nga burgu i Smrekonicës, shkruan Gazeta Infokus. ...
-
Kurti lajmërohet nga Ankaraja, thotë se bisedat me Erdoganin janë fokusuar në ekonomi e mbrojtje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në profilin e tij në “X” ...
-
Nasim Haradinaj u ankua se iu shkelën të drejtat, Haga shpall aktgjykimin: S’ka asnjë shkelje
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallë sot aktgjykimin në lid...
-
FSK-ja trajnohet në fusha specialistike
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu” ...
-
Momenti kur Gani Geci lirohet nga burgu (PAMJE)
Familjarë, miq e shokë të ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ga...
-
Rreth dy orë takim me dyer të mbyllura, mediat turke me detaje për pritjen e Kurtit nga Erdogan
Një prej mediave më të mëdha turke “Yeni Safak”, ka raportuar për vizitën e s...
-
Prokuroria Speciale i reagon ashpër Kurtit: S’po i kryen punët e tua, po na dëmton neve
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar ashpër ndaj deklaratav...
-
Dhjetëra familjarë e miq në pritje të lirimit të Gani Gecit nga burgu i Smrekonicës
Familjarë, miq e shokë të ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ga...