Konjufca: Arbeni e Moni ranë dëshmorë për vetëvendosjen e Republikës
Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 10 February 2023
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkruar për 16-vjetorin e vrasjes së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, nga policia rumune e UNMIK-ut.
“Arbeni e Moni ranë dëshmorë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës. Vitet nuk e zbusin dhimbjen për këta pishtarë të guximit, idealizmit të virtytshëm dhe aktivizmit qytetar të pathyeshëm. As zemërimin e pafund për drejtësinë e munguar ndaj atyre që kryen aktin mizor dhe u arratisën nga vendi i krimit”, ka shkruar Konjufca.
Ai ka thënë se vendosja e drejtësisë dhe dënimi i autorëve të krimit të 10 shkurtit 2007 mbetet kërkesë e tyre parësore.“Sepse, siç thuhet, kur padrejtësia qesh në tryezë, drejtësia qan pas porte. Po. Ne po ecnim drejt atë ditë, ne do ecim drejt gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të demokracisë Arben Xheladini e Mon Balaj!”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca
Të tjera
-
Bedri Hamza e mbyll ditën në Iliridë: Me ndershmëri, angazhohemi për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka përfunduar ditën e sot...
-
Gambiti i kryeministrit
Në një prej tregimeve më të mira të shkurta, shkrimtari Stefan Cvajg, të quaj...
-
Nesër varrosen tri viktimat e aksidentit në Çubrel
Nesër do të bëhet varrimi i tri viktimave nga aksidenti i djeshëm në Çubrel t...
-
Xhafer Gashi dhe Lendita Bekteshi vizitojnë Raskovën: Mbështetje e fuqishme për ndryshimin që i duhet Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Gas...
-
Albana Haxhimustafa Murseli merr pjesë në tubimin e grave të Lipjanit: Do të vazhdoj të punoj për fuqizimin e grave
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Shahin Dervishaj për tubimin e VV-së në Skenderaj: Kjo është e turpshme, provokim dhe mos respekt ndaj viktimave
Kandidati për deputet nga rradhet e Partise Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
Bedri Hamza: Në çdo dorështrëngim dhe në çdo bisedë e tubim, çdo ditë po shoh shpresë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur takime me ...
-
Betim Gjoshi i PDK-së mirëpritet ngrohtësisht nga bashkëvendasit e tij
Kandidati i PDK-së për deputet, Betim Gjoshi i cili për disa ditë u shkëput n...
-
Hamza: Kçiqi i Madh ka vendosur për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka vizituar banorët e Kç...
-
Musliu pas takimit në Çirez: Mbështetja për PDK-në ka qenë dhe është i palëkundur
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Ky është personi nga familja Jashari, që u shoqërua sot në polici gjatë tubimit të VV-së
Kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti nuk është pritur mirë në Sken...
-
Haradinaj- Gërvallës: Kur ishim të pushtuar Ramushi quhej “gjeneral i vetëshpallur” nga lajmet e Beogradit, sot kush ia shkruan lajmet Gërvallës
Daut Haraidinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar Doni...