Rozë

Luizi më shumë se i dashuruar, i thotë fjalët PREKËSE Kitarës: Dua të të prezantoj

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 09 February 2023

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Që ditën e parë që ata u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtari ka treguar një interes për moderatoren.

Fillimisht Kiara i qëndronte e ftohtë dhe i thoshte se nuk mund të krijojnë një lidhje aty brenda. Por me kalimin e ditëve, artisti arriti që ta bënte për vete Titon, e cila i dhuroi puthjen e shumëpritur gjatë një dasme që organizuan në BB VIP.

Tashmë të gjithë e dinë se Luizi bën gjithçka për lojë, pa e përfshirë aspak marrëdhënien e tij me Kiarën.

-Advertisement-

Madje, këngëtari ka arritur në atë pikë sa e sheh si nënën e fëmijëve të tij. Teksa bisedonin në mbrëmje me njëri-tjetrin në shtrat, këngëtari i bëri Kiarës një premtim prekës.

Para se të ikin në Maldive (udhëtimi i dhuruar për çiftin nga produksioni i BBV), ata do të ndalen më parë në Shkodër. Kjo pasi Luizi dëshiron ta çojë Kiarën te varri i babait, për t’i prezantuar nusen.

Këto fjalë e prekën dhe Kiarën, e cila ka treguar edhe më herët që ndihet mirë dhe e vlerëson përkushtimin dhe dashurinë që Luizi i jep çdo moment.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera