Lajme

A ka lidhje tërmeti në Shqipëri me atë në Turqi? Përgjigjet sizmiologu

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 09 February 2023

Lëkundjet e tërmetit që janë ndjerë sot në Shqipëri kanë krijuar panik te qytetarët nisur dhe nga situata e krijuar në Turqi.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 km nga Librazhdi, dhe 23 km nga Elbasani, ndërsa lëkundjet janë ndjerë dhe në Tiranë.

Sizmiologu Rrapo Ormeni,  u shpreh për Repot Tv se këto janë tërmete të zakonshme për vendin tonë dhe se nuk kanë lidhje me tërmetet që kanë rënë në Turqi.

-Advertisement-

‘Janë tërmet të zakonshme që bien në vendin tonë. Nuk kanë lidhje me tërmetet e Turqisë, janë tërmete që bien herë pas herë në vendin tonë. Kjo është një ngjarje e zakonshme. Në afërsi të Elbasanit, ka qenë një termet i cekët i zakonshëm. Unë vetë se kam ndjerë. Është tërmet i vogël nuk ka lidhje me Turqinë. As nuk shkaktojnë dëmtime. Janë në zonat aktive të vendit tonë. Janë zona që preken me shpeshtësi nga tërmetet.’- u shpreh Ormeni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera