Bajqinovci i quan “skena teatrale” ato që ndodhën në Kuvendin e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 02 February 2023
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka cilësuar si skena teatrale ato që ndodhën në Kuvendin e Serbisë ku disa deputetë të opozitës u sulën ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Bajqinovci i ka krahasuar ato skena me ngjarjet e viteve 90-ta ku protagonistë ishin të akuzuarit për gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, Sllobodan Millosheviq dhe Vojisllav Sheshel.
“Skenat teatrale në Parlamentin e Serbisë, janë vazhdimësi e politikës hibride që Serbia i aplikoi në fundshekullin e kaluar, kur në skenën e diplomacisë dhe të politikës zyrtare thureshin skenare të përkushtimit të rrejshëm për paqe të Beogradit zyrtar, e në anën tjetër, tanket serbe vazhdonin shkatërrimet e vrasjet”
“Politika zyrtare në Serbi po përdorë taktikat e njëjta me Millosheviqin, që provonin krahasimin e tij me Vojisllav Shehelin për ta bërë të duket kreu shtetëror i moderuar”, ka thënë Bajqinovci.
Bajqinovci shton se skena të tilla shërbejnë vetëm për të hutuar faktorin ndërkombëtar.
“Rezultati i aksioneve e skenave politike që i pamë sot në Serbi, është për të vënë në lajthitje faktorin ndërkombëtar për ta shitur sa më shtrenjtë ‘konstruktivitetin’ në procesin e arritjes së marrëveshjes për normalizim me Republikën e Kosovës, më saktë, është reflektim i frikës se mos faktori ndërkombëtar, do të reflektojë karshi rezistencës së Qeverisë Kurti për të marrë parasysh rreziqet e skenarëve të bosnjëzimit të Kosovës”, ka thënë ai në një status të tijin në rrjetin social Facebook.
“Opozita atje po i vetëofrohet Vuçiqit për të neutralizuar rezistencën e Kosovës derisa opozita në Kosovë po përpiqet në çdo hap të minojë përpjekjet e Qeverisë tonë për parandalimin e rreziqeve që fshehen pas AKSHS. Opozita kosovare në termat e efekteve politike të saj, nënkuptojnë partneritet me pragmatistët ndërkombëtar e me vet politikën zyrtare të Vuçiqit e Serbisë, vetëm e vetëm që të minojë rolin e Albin Kurtit në ruajtjen e sovranitetit, integritetit dhe rendit aktual kushtetues në Republikën e Kosovës”, shtoi ai.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Gjakovë, tentoi t’ua japë policëve 20 euro ryshfet
Një person është arrestuar nga policia e rajonit të Gjakovës, pasi që ky i fu...
-
Të enjten seancë në Kuvend
Në fillim të këtij muaj patën filluar renovimet e sallës plenare të Kuvendit ...
-
Bislimi në takimin lamtumirës me ambasadoren Holandës flet për anëtarësimin në BE
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti sot në një takim lamtumirës ambasa...
-
“Uji ka depërtuar në dysheme të disa klinikave”, SHSKUK del me njoftim pas shiut që ra dje
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se përkundër reshje...
-
UEFA publikon fotografitë e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
Sonte në ora 21:00, do të jetë koha kur do të nis ballafaqimi mes Shqipërisë ...
-
Shpejtim Bulliqi u jep afro 40 mijë euro dy kompanive për organizimin e aktiviteteve kulturore
Komuna e Podujevës në krye me Shpejtim Bulliqin ka nënshkruar kontratë në vle...
-
Gërvalla në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”: Kosova të anëtarësohet në BE
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka publikuar ...
-
Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Asociacioni s’është në rend dite
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin e së m...
-
“Së shpejti do të vihet në vend drejtësia”, thotë Begaj për masat e BE-së ndaj Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se masat e Bashkimit Evr...
-
Takimi për dialogun, Tahiri: Do të jenë temat që i ka prodhuar Kurti këto dy vjet e gjysmë
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri në deklarimin pas mbledhj...
-
Kurti e Vuçiq kthehen në dialog, analistët kritikojnë ndërmjetësuesit
Të mërkurën në dialog do të kthehen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe p...
-
LDK e PDK thonë se do të dërgojnë projektligjin për KPM-në në Kushtetuese
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, do ta dërgojnë...