Lajme

Nagavci: Ligji për paga është fitore për të gjithë, por në arsim vëmendjen e kemi tek cilësia

Autori: Gazeta inFokus 22:11 | 01 February 2023

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se me Ligjin e ri të pagave do të ketë barazi dhe ndershmëri në mes të kategorive.

Siç thotë ajo, “rritja prej 22% e më shumë nga paga aktuale, dëshmon për përkushtimin tonë ndaj mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë në arsim”, raporton Indeksonline.

“Ligji për paga është fitore për të gjithë, por në arsim vëmendjen e kemi tek cilësia. Dhe, për këtë besoj shumë në vullnetin dhe përkushtimin e të gjithë mësimdhënësve për të ofruar mësimdhënie cilësore”.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë:

Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive. Pagë bazë të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë!

Ligji për paga promovon punën e mësimdhënësve. Rritja prej 22% e më shumë nga paga aktuale, dëshmon për përkushtimin tonë ndaj mësimdhënësve dhe përmirësimin e cilësisë në arsim.

Të vëmendshëm për të trajtuar drejtë kategoritë e personelit arsimor dhe nëpunësve tjerë publik, për herë të parë, mes plot tjerash, personeli arsimor i edukimit të hershëm, pozitat udhëheqëse në shkolla, psikologët dhe pedagogët do të marrin vëmendjen e merituar në koeficient. Askush nuk do të dëmtohet, të gjithë do të përfitojnë.

Paga bazë është vetëm fillimi. Ligji promovon shtesat për mësimdhënës në bazë të performancës/licencimit. Ky është synimi jonë, nxitje të vazhdueshme monetare dhe jo monetare për performancë më të mirë të mësimdhënësve tanë. Rritja në paga duhet të jetë shpërblyese për mësimdhënësit e mirë dhe nxitje për mësimdhënie cilësore. Llogaridhënia do të jetë mekanizmi ynë që do të na garantojë se kjo pagë kthehet në përfitim për nxënësit tanë.

Ligji për paga është fitore për të gjithë, por në arsim vëmendjen e kemi tek cilësia. Dhe, për këtë besoj shumë në vullnetin dhe përkushtimin e të gjithë mësimdhënësve për të ofruar mësimdhënie cilësore.

Jemi së bashku në rrugëtimin tonë për një arsim më të mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera