Lajme

Rukiqi: Qeveria e “bonave” 50 dhe 100 euro, kaq eshte politika e tyre ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 01 February 2023

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendosjen e koeficientit 105 euro.

Ai thotë se me këtë koeficient, Qeveria “ka vendosur ta luftojë me çdo mjet edhe pak profesionalizëm që ka mbetur në sektorin publik”.

Sipas Rukqiit, e tërë politika ekonomike e Qeverisë është ndarja e shtesave 50 e 100 euroeve.

-Advertisement-

“Ky do te duhej te ishte lajm i mire per sektorin privat, nese keta profesioniste, do te beheshin pjese e tij. Por gjasat jane qe te njejtit te ikin nga ky vend. Receta per katastrofe ekonomike, nuk mund te jete ndryshe”, ka paralajmëruar Rukiqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera