KDI e vlerëson të gabuar strategjinë e Qeverisë për të ulur korrupsionin: Nivel i ulët i shpenzimeve dhe investimeve kapitale
Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 31 January 2023
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), vlerëson se strategjia e Qeverisë për të ulur nivelin e korrupsionit në vend është e gabuar.
Kjo pasi siç thuhet në një komunikatë për media, mungesa e skandaleve, sidomos atyre të mëdha të korrupsionit është ndërlidhur me nivelin shumë të ulët të shpenzimeve dhe investimeve kapitale – që si faktor ka reduktuar potencialin për raste të korrupsionit.
“Sidoqoftë, kjo nuk duhet parë assesi si strategji që duhet ndjekur në luftimin e korrupsionit nga ana e ekzekutivit”, thuhet në komunikatë.
Organizata ndërkombëtare “Transparency International” publikoi këtë të martë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022. Ky indeks publikohet në baza vjetore, për 180 shtete të botës, duke përdorur një metodologji vlerësuese e cila është e bazuar në burime kredibile të institucioneve ndërkombëtare. Vlerësimi fillon nga zero deri në 100 pikë – ku zero është niveli më i lartë i korrupsionit dhe 100 pikë do të thotë shoqëri pa korrupsion. Rezultatet e CPI për vitin 2022 tregojnë që shumica e shteteve kanë pasur pak apo fare progres në luftimin e korrupsionit, duke bërë që më shumë se 2/3 e shteteve të botës të kenë probleme serioze me korrupsionin dhe të jenë të nën vlerën mesatare prej 50 pikëve.
Për vitin 2022, Kosova është vlerësuar me 41 pikë, duke u ranguar në vendin e 84 në ranglistën botërore prej 180 shtetesh. Ky rezultat reflekton një trend të vazhdueshëm dhe inkurajues të përmirësimit të Kosovës krahasuar me vitet e kaluara. Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet në vendin e dytë, pas Malit të Zi (45), ndërsa lë pas Maqedoninë e Veriut (40), Shqipërinë dhe Serbinë (36), si dhe Bosnje dhe Hercegovinën (34). Sidoqoftë, Kosova mbetet larg mesatares botërore prej 50 pikësh, ndërsa shumë larg mesatares së BE-së prej 66 pikësh.
“Progresi i atribuohet përmirësimit të kornizës ligjore për financimin e partive politike, si dhe pakos së ligjeve për reformimin e sistemit të drejtësisë. Sidoqoftë, përfshirja e akterëve relevant në kuadër të këtyre reformave vlerësohet si e mangët, shpesh e përcjellë me bojkote. Puna e institucioneve, me theks te ekzekutivit shpesh është përcjellë me rënie të nivelit të transparencës”, thuhet në komunikatën e KDI-së.
Sipas tyre, në raport me sektorin e drejtësisë, kanë qenë evidente rastet kur ekzekutivi ka ndërhyrë në punën dhe pavarësinë e gjyqësorit, sidomos me vendimin për uljen e pagave dhe deklarimeve publike mbi disa raste gjyqësore.
“Po ashtu, shkurtimi i buxhetit për institucionet e përfshira në parandalimin e korrupsionit, si Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, bie ndesh me prioritetet e ekzekutivit në luftën kundër korrupsionit. Përkundër inicimit të rasteve “Brezovica” dhe “Subvencionet” nga institucionet e drejtësisë, mosefikasiteti i gjyqësorit vazhdon të manifestohet me politikë të ulët ndëshkimore dhe prolongim të trajtimit të rasteve të mëdha të korrupsionit – duke përfshirë rastet e njohura si “Hidrocentralet”, “Toka”, “Veteranët”, “Stenta” apo “53 milionëshi”.
Për më tepër, edhe gjatë vitit të kaluar, ka vazhduar fenomeni i politizimit të bordeve, përmes praktikave të emërimit të anëtarëve nga radhët e partisë në pushtet. Në disa prej ndërmarrjeve kryesore publike në vend, në të cilat ka pasur ndryshim menaxhmenti, të emëruarit janë persona të afërt, ish-zyrtarë politikë apo persona të lidhur me partinë në pushtet”, vijon komunikata.
Me qëllim të luftimit sa më efektiv të korrupsionit, veçanërisht të nivelit të lartë, KDI-ja thotë se Qeveria duhet të garantojë një reformë në drejtësi në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me koordinim sa më të mirë me të gjithë akterët relevantë.
“Në këtë drejtim, Qeveria duhet të përmbahet nga çfarëdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, për të garantuar kontroll dhe balancë mes pushteteve. Qeveria nuk duhet të hezitojë në shpenzimin e parasë publike nga frika e rasteve të korrupsionit. Përkundrazi, në këtë periudhë me nivele rekord të inflacionit, do të duhej që të ketë sa më shumë investime publike dhe kapitale, për të përmbushur prioritetet dhe nevojat e qytetarëve, gjithnjë duke u siguruar që prokurimet publike zhvillohen në transparencë dhe llogaridhënie të plotë”.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...