Lajme

“Birra dhe striptiste”, Putin gjen ilaçin për t’u ngritur humorin ushtarëve përpara ofensivës në pranverë

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 29 January 2023

Presidenti rus Vladimir Putin, duket se ka gjetur “ilaçin” për tu ngitur moralin e ushtarëve të cilët luftojnë në front në Ukrainë.

Mediat britanike bëjnë me dije se lideri rus ka urdhëruar që 100 striptiste të dërgohen në front në mënyrë që të  rrisin moralin e trupave ushtarake atje, lëvizje kjo që vjen para një ofensive që pritet të nisë në pranverë.

Komandantët e lartë janë urdhëruar të organizojnë argëtimin ndërsa forcat e Putinit i afrohen përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës, që ata mendonin se do të përfundonte brenda një jave.

-Advertisement-

Më shumë se 100 vajza do të transportohen në front me një flotë helikopterësh. Arka me birrë dhe salçiçe ruse do të dërgohen për trupat dhe një paradë ceremoniale për të shënuar fillimin e operacionit të Rusisë dhe në kujtim të të rënëve.

Lajmi u zbulua nga një oficer rus në mediat sociale, i cili njoftoi se trupat do të kishin një surprizë të veçantë.Në postimin e tij, koloneli i cili njihet me emrin e koduar ‘vdekja e blinduar’ tha: “Heronjve tanë do t’u jepen festa speciale me zonja që kërcejnë në tub, birrë dhe ushqim si falënderim për shërbimin e tyre.

Ngjarjet do të zhvillohen në kuadër të nisjes së pushtimit dhe ka për qëllim ngritjen e moralit të trupave që kanë luftuar në vijën e parë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera