Infermierja Pelaj gjendet në Kosovë – Prokuroria afër përfundimit të ngritjes së aktakuzës për të
Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 27 January 2023
Prokuroria Themelore në Pejë është në përfundim të ngritjes së aktakuzës ndaj Aurona Pelajt, të dyshuarës për rastin në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Prokuroria Themelore në Pejë është në përfundim të ngritjes së aktakuzës ndaj të dyshuarve për rastin në fjalë”, është shprehur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Gjatë ditës së sotme u raportua se infermierja Aurona Pelaj, njëra nga të dyshuarat për rastin e sulmit ndaj të moshuarës në “Orenda”, ka ikur në Gjermani. Pelaj, bashkë me dy punonjëset tjera të “Orendës” të dyshuara në po të njëjtin rast, janë lënë në mbrojtje në liri nga Gjykata Supreme në fund të nëntorit të muajit të kaluar.
Ndërkaq Klankosova.tv ka pyetur në Prokurorinë Themelore në Pejë nëse në vendimin e Gjykatës Supreme për të dyshuarat ka pasur ndonjë masë që pengon të njëjtat arratisjen nga vendi.
Nikçi tha se në momentin që Gjykata Supreme ka marrë vendim që të njëjtat të mbrohen në liri, e ka hedhur poshtë si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore që atyre t’iu vazhdohet masa e paraburgimit dhe në të njëjtën kohë i ka hedhur poshtë edhe mundësitë që të dyshuarat të arratisen nga shteti.
Klan Kosova ndërkaq ka mësuar nga burime të veta brenda familjes së Pelajt se e dyshuara gjendet në Kosovë.
Të tjera
-
“Kam mbetur pa babain tim” – Emocionon djali i vogël i Afrim Bunjakut, i kushton poezi të atit në një vjetorin e rënies
Fatlumi, djali i Afrim Bunjakut, në një vjetorin e rënies së babait të tij në...
-
Bahtiri takohet me Konjufcën: Miqësia, aleanca e cila përmes bashkimit të idealeve ndërton themelet e së ardhmes
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është takuar me kryetarin e kuvendit...
-
Hargreaves: Serbia të marrë masa që Radoiçiqi e të tjerët të sillen para drejtësisë
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje që Serbia...
-
Osmani takohet me kryeshefen e MCC-së, e falënderon për marrëveshjen 236 milionëshe
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeshefen ekzekutive të ...
-
Jeta në Banjskë një vit pas sụlmit, çfarë thonë banorët aty
Sot një vit më parë, Banjska ishte trazuar nga krismat e plumbave. Grupi terr...
-
Kurti: Adresa e agresionit në Banjskë është Beogradi zyrtar
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është adresa kryesore e agresioni...
-
Një vit nga vrạsja e Afrim Bunjakut: Nga Kosova i bëhet kërkesë Serbisë ta dorëzojë Radoiçiqin
Më 24 shtator të vitit të kaluar, rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra nga g...
-
SBAShK-u, mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos i nënshkruani kontratat e reja
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka bërë thirrje të gj...
-
Në një vjetorin e rënies së Afrim Bunjakut, ky është rrëfimi emocional i axhës për rreshterin hero
24 shtatori i vitit të kaluar ishte një ditë tronditëse për familjen e reshte...
-
Vajza e Afrim Bunjakut: Ishe dhe do të mbetesh krenaria e shtetit
Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, ka thënë se për familjen e tyre, asgjë nuk ...
-
Deklarata prekëse e policit që ishte me Afrim Bunjakun në detyrë: Jemi përpjekur jashtëzakonisht që ai t’iu mbijetojë plagëve
Mirsad Kryeziu, zyrtari i Policisë së Kosovës, i cili ishte afër momentit të ...
-
Ndërmarrja “Trepça” paditë një punëtor, thotë se kishte marrë pagë pa punuar
Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka dërguar padi për kompensim të dëmit nga...