Blinken me thirrje për ndalje të dhunës gjatë vizitës në Lindjen e Mesme
Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 26 January 2023
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, javën e ardhshme do të qëndrojë në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Egjipt, ku do të kërkojë që t’i jepet fund dhunës, pas bastisjeve vdekjeprurëse të kryera nga izraelitët, tha Departamenti amerikan i Shtetit.
Blinken do të zhvillojë takimin e parë sy më sy me kryeministrin Benjamin Netayahu pasi ai u kthye në pushtet në Izrael, duke udhëhequr qeverinë më të djathtë në historinë e këtij shteti.
Kryediplomati amerikan po ashtu do të takohet në Ramallah me liderin palestinez, Mahmoud Abbas, gjatë vizitës që do të zhvillojë të hënën dhe të martën.
Blinken “do të theksojë nevojën urgjente që palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën, në mënyrë që t’i jepet fund ciklit të dhunës që ka marrë shumë jetë të pafajshme”, tha zëdhënësi i DASH-it, Ned Price.
Blinken do të nisë vizitën të dielën në Egjipt, që është një ndërmjetësues kyç midis izraelitëve dhe palestinezëve. Ky shtet po ashtu ka arritur të mbajë raporte të mira me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pavarësisht se Uashingtoni ka shprehur shqetësime lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut nga Kajro.Blinken po ashtu do të bisedojë për çështjet rajonale, përfshirë situatën në Libi dhe Sudan gjatë takimit me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, tha DASH.
Udhëtimi i Blinkenit që është planifikuar kohë më parë vjen në kohën e shpërthimit të dhunës. Nëntë palestinezë u vranë të mërkurën në një bastisje izraelite në një kamp refugjatësh në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor.
Të tjera
-
Rast i rëndë për familjen Iljazi në Prishtinë: 42-vjeçari dërgohet pa shenja jete në QKMF, Policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Emshir në Prishtinë, ku një pers...
-
Imri Ahmeti e konfirmon: Jam në listë për deputet për t’i ndihmuar partisë
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti e ka konfirmuar se do të jetë kandidat për d...
-
E “zbulon” Gashi: ShBA’ja planifikoi ta fus Kurtin në një listë të padëshirueshme, Osmani e shpëtoi
Analisti politik, Astrit Gashi, në “Debat Plus”, ka thënë se ka informata nga...
-
Bulliqi pritet në veri nga Hetemi, përgëzojnë policët për përkushtimin e tyre në punë
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u prit në veri të Kosovës, nga kryetar...
-
Plani i Rritjes, Qeveria e çon në Bruksel një draft me reformat që i synojnë
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka treguar Kosova ka dërguar drejt Komis...
-
Dita e Shtetësisë së Kroacisë, Kurti: Vendet tona ndajnë një aleancë historike
Kroacia mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës, deklaroi ambasadorja e Kroac...
-
Tahiri: S’duhet të heqim dorë për ta bërë shtetin, për ta forcuar subjektivitetin ndërkombëtar
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Stoltenberg sugjeron bisedime për heqjen e kufizimeve ndaj armëve për Ukrainën
Ukraina mund të triumfojë në betejën e saj për t’i zmbrapsur forcat ruse me “...
-
PDK: Jemi të vendosur për t’i dhënë fund keqqeverisjes
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot t...
-
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa “rritje e tensioneve”, për të tjerët “gjë e mençur”
Ndërsa paralajmërohet hapja e mundshme e urës kryesore mbi lumin Ibër, që nda...
-
Nesër pritet të lirohet Gani Geci
Ish-deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Geci i cili është duke e ...
-
E dhimbshme: Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së nga Peja
Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të shkurtër në moshën 59-vjeçare, Muham...