Rama: Akuzohet në SHBA një zyrtar i FBI-së për gjëra që nuk kanë lidhje me mua, mua më fillon gjykimi!
Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 24 January 2023
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në Twitter pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Rama shkruan se gjërat për të cilat akuzohet s’kanë as edhe një lidhje me të, se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë.
Ai i quan akuzat e opozitës “Big Brother i politikës” dhe thekson se ka vendosur se nuk do të merret më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri, shkruan Gazeta Tema.
“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!
Jam mësuar, po së fundmi kam vendosur të mos merrem më me nxjerrjen e çdo guri që hidhet përditë në lumë nga protagonistët e sojsojshëm të këtij Big Brotheri pambarim! Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.
Duhen kuptuar edhe ata që s’dinë të bëjnë asgjë tjetër, ashtu siç duhen kuptuar edhe ata që s’duan të besojnë asgjë tjetër përveç asaj që duan medoemos të besojnë”, shkruan Rama.
Të tjera
-
Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë bëhet sot në objektin e Qeverisë, marrin pjesë Haxhiu e Konjufca
Sot nisë Java e Krenarisë në Kosovë. Hapja zyrtare bëhet nën patronatin e ...
-
Sot mblidhen dy komisione parlamentare
Dy komisione parlamentare janë paraparë që të mblidhen gjatë ditës së sotme. ...
-
Një fshat me 46 banorë në Itali po zhvillon zgjedhjet lokale me 30 kandidatë në listë
Fshati Ingria pranë Torinos pret zgjedhjet lokale për të zgjedhur një qeveri ...
-
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira
Në Shqipëri moti sot do të jetë me vranësira reshje shiu paradite, pasdite k...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Milionat në ‘Trepçë’ nuk rikthejnë namin e saj
Në fund të tetorit të vitit 2023, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që të ...
-
Moti sot me diell dhe me vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në Kosovë, pri...
-
Joseph: Administrata Biden të caktojë një ‘emisar special për njohjen e Kosovës’ nga pesëshja e BE’së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...