Komandanti i Gardës së Iowa-s pritet me nderime të larta ushtarake – i ndahet edhe Medalja për Shërbim Vetëmohues
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 24 January 2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur me nderime të larta ushtarake në vizitën e tij lamtumirës, Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major, Benjamin J.Corell.
Mehaj e dekoroi Gjeneralin Corell me Medalje për Shërbim të Shquar, e cila iu dha në vlerësim të shërbimit të tij shembullor dhe kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare të Iowas.
Ndërsa, për angazhim të jashtëzakonshëm dhe vetëmohues, për kohën sa ka shërbyer si Komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, në mbështetjen e FSK-së në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, veçanërisht në ndërveprimin mes Ushtrisë së SHBA-së dhe FSK-së, edhe për operacionet në misionet paqeruajtëse, Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Corell Medaljen për Shërbim Vetëmohues.
Mehaj dhe Gjeneral Jashari falënderuan Gjeneralin Corell për kontributin e tij të dhënë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke theksuar se progresi dhe të arriturat e deritashme janë gjithashtu edhe si rezultat i përpjekjeve dhe punës së tij me përkushtim të lartë.
Nga ana e tij, Gjeneral Corell, falënderoi për nderimet, respektin dhe pritjen e ngrohtë e miqësore, duke theksuar se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i shkëlqyer në mes dy shteteve dhe forcave tona, të vazhdojnë edhe në të ardhmen me pasuesin e tij.
Ndër të tjera, Gjeneral Corell shprehu përshtypjet e larta të tij për nivelin e zhvillimit dhe avancimit të MM-së dhe FSK-së, si forcë profesionale dhe partner dinjitoz i Gardës Kombëtare të Iowa-s.
Të tjera
-
Respekt për pejanen, e gjen kuletën me franga dhe dollarë, e dorëzon në polici
Sot në stacionin policor në Pejë, qytetarja me inicialet K.B ka dorëzuar një ...
-
UP hap konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka hapur konkurs për zgjedhje...
-
Hoti ia numëron të bëmat tri vjeçare Kurtit: E ka kurthuar Kosovën në marrëveshje pa njohje, e liroi Serbinë nga ky kusht
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi kryeministri Albin...
-
Bie kërkesa e aplikimit për dokumente, Agjencia e Regjistrimit Civil kthehet në orarin e zakonshëm
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se Agjencia e Regjistr...
-
Ministri Maqedonci thotë se do vazhdojë investimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës
Në margjina të forumit “Defense 24”, që u mbajt në Poloni, ministri i Mbrojtj...
-
Bashkëshortja i del në krah Hysen Durmishit: Ushtari i vërtetë mbetet i tillë gjithë jetën
Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e zëvendësministrit Hysen Durmishi, ka dalë m...
-
Kurti për çështjen e dinarit: Guvernatori i BQK-së nuk më raporton mua, por Kuvendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se ka pasur përpjekje të vazhdue...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Sonte do të mund të vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së
Kandidati për president nga radhët Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, B...
-
Haradinaj në Gjakovë, lavdëron punën e Ardian Gjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Berisha pasi Kurti tha publikisht se Asociacioni është kusht për KiE: Kosova për të është instrument për planet personale
Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin...
-
Anëtarësimi në KiE në pikëpyetje, Kurti: S’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike, përkrahëse të Kosovës
Fillimisht e përmendi “votimin e fuqishëm” në Asamblenë Parlamentare të Këshi...
-
Varrosẻt Alma Arrazi gruaja që u hodh në lumin Buna me fëmijë
Është përcjellë në banesën e fundit Alma Arrazi, gruaja që u hodh në lumi...