Ramadani thotë se suksesi në veri arrihet vetëm në bashkëpunim me ndërkombëtarët
Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 23 January 2023
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se rasti i policit serb, Dejan Pantiq të cilit iu ndryshua masa e arrestit, duhet të trajtohet si rast i izoluar.
I ftuar në “Respublika” në Tëvë 1, Ramadani ka thënë se institucionet në këso raste duhet të jenë jashtëzakonisht vigjilente.
“Unë i takoj mënyrës së të menduarit se shteti nuk mund të përcaktojë se cili shqiptar apo serb është i mirë për shtetin, kjo përcaktohet vetëm në procese ligjore e cila vendos se cili qytetar është i dyshuar për vepra të caktuara penale. Ajo çka është tepër me rëndësi është që institucionet e Kosovës, Qeveria duhet të jetë jashtëzakonisht vigjilente në marrjen e vendimeve për të cilat mund të ketë dyshime nëse ka aftësi të zbatimit”, ka thënë Ramadani.
Si për vendimin për targat, ashtu edhe tek konkursi për policë në pjesën veriore, Ramadani ka thënë se Kosovës i duhet sukses dhe ky sukses mund të arrihet vetëm në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
“Po lidhem te vendimi për targat që është i domosdoshëm që jo vetëm i pazbatuar por po duhet i pazbatueshëm. Pazbatueshmëria e një vendimi të tillë mund të largohet vetëm me koordinim me partnerët strategjik dhe aleatët ndërkombëtare”.
“Pra po bëhet fjalë për vendime të cilat duhet të jenë domosdoshmërisht të suksesshme dhe deri atëherë kur janë gjasat që ato të jenë të suksesshme, duhet të ketë koordinim të plotë. E njëjta është edhe me konkursin ligjor, pra sipas obligimeve ligjore për pjesëtarë të rinj të policisë, Kosovës i duhet ky sukses. Nuk i duhen situata sikur me zgjedhjet lokale që fillimisht u vendosën të mbahen në dhjetor dhe më pastaj u shtynë”.
“Pra, Kosovës i duhet një sukses në komunat veriore dhe ky sukses mund të arrihet në bashkëpunim me partnerët strategjikë dhe si i tillë ky bashkëpunim është edhe në kohën e vendimmarrjes por edhe në kohën e realizimit”, ka shtuar Ramadani.
Të tjera
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...