Revoltohet Rame Lahaj: Tmerrohem me nivelin në të cilin kemi rënë, gërrdi, mjerim, e analfabetizëm të dyja programet e Big Brother
Autori: Gazeta inFokus
17:50 | 22 January 2023
Tenori i njohur shqiptar, Rame Lahaj, ka reaguar së fundmi për showin televiziv, “Big Brother”, shtëpitë më të famshme në Kosovë e Shqipëri, duke e cilësuar si gërrdi, mjerim, ofendim e analfabetizmin, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se këto dy programe fatkeqësisht përfaqësonjnë një pjesë të madhe të realitetit tonë shoqëror.
“Gërrdi, mjerim, ofenduese, analfabetizem e po ashtu ndikim shumë i keq në aspektin edukativ, të dyja programet e Big Brother si në Kosovë ashtu edhe ai në Shqipëri. Edhe pse për fat të keq përfaqëson një pjesë të madhe të realitetit tonë shoqëror. Ndonëse kam pa shumë pak për të bërë ndonjë koment të mirëfillt dhe pa dashur t’i hyj në hak askujt por, ishte mjaftueshme sa për t’u revoltuar e irrituar besa edhe tmerruar me nivelin në të cilin kemi rënë dhe çka po i ofrojmë shoqërisë si programe argëtuese në këtë përiudhë krize që ka përfshirë çdo fushë të jetës, sidomos atë të edukimit e moralit kombëtar. Ngacmimet seksuale, nënçmimi, përqeshja e përbuzja ndaj gjinisë femrore por edhe ndaj njëri tjetrit janë të pafalshme sidomos nëse i tolerojmë nëpër emisione e programe mediale dhe nuk reagojmë e protestojmë kundër kësaj shëmtie në rritje drastike. Pastaj nëse e tolerojmë s’kemi pse befasohemi kur të njejta sjellje ndodhin ndaj nënave tona, motrave, mbesave dhe shoqeve”, ka shkruar Lahaj.
Ndryshe ai ka shtuar se ka parë shumë VIP të estradës të cilët ai i quan si Magarë kur ata ngacmimin seksual e kanë demonstruar në formë humori e argëtimi.
“Kam parë shumë MAGARË të estradës kur ngacmimin seksual e demonstrojnë në formë humori dhe argëtimi mbi kurrizin dhe përbuzjen e grave. Si artist e më shumë si Rame i rritur mbi vuajtjet e gëzimet e kësaj shoqërie do të dëshiroja që lëshime të këtilla së paku të filtrohen e censurohen nëse për asgjë tjetër për hatër të etikës profesionale nëse jo për shkak të asaj që quajmë kulturë, virtut e moral kombetar”, ka shtuar ai./ Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë

T� tjera
-
Berisha: Arlinda u vrᾰ vetëm 20 sekonda pasi u nda nga policia, ish-bashkëshorti e ndoqi vrasjen live
Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Z...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat he...
-
BE-ja u jep shpresë anëtarësimi vendeve të Ballkanit
Bashkimi Evropian po u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shfr...
-
Haradinaj: Jakup Krasniqi nuk është për gjynah, por pushtetet që lejuan EULEX-in ta poshtërojë popullin
Nasim Haradinaj ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se Jakup ...
-
BE-ja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi, bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve
Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndim...
-
Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
Deputetja socialiste në Shqipëri, Enriketa Jaho ka dorëzuar një projektligj q...
-
Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Nesër jemi gati për konsultime
Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime ...
-
Vrḁsjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrḁsje politike
Tema e vrasjeve të pasluftës është aktualizuar në Kosovë. E për këtë ka fo...
-
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyr...
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...
































