“BE dhe SHBA po përgatitin terrenin ta fajësojnë Kurtin nëse dialogu kolapson”
Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 21 January 2023
Dje emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka bërë një prej deklaratave më të prera që nga marrja e mandatit të tij sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se një person dhe një palë nuk mund të shmang detyrimin për krijimin e Asociacionit dhe ka shtuar se “ne do ta bëjmë këtë dhe se ka shumë partnerë që duan raporte më të mira me serbët”.
“Shikoni, një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz, që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit”, ka thënë Escobar.
Ndërkohë edhe emisari sllovak, Miroslav Lajcak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë ka deklaruar se ka pasur pritshmëri më të mëdha për mirëkuptim nga Kurti, derisa pas takimit me Aleksander Vuçiqin ka thënë se presidenti serb është treguar shumë konstruktiv dhe i gatshëm për vendime të vështira, shkruan Express.
Këto zhvillime të djeshme Toby Vogel nga DPC po i sheh si përgatitje të terrenit nga SHBA dhe BE për ta fajësuar kryeministrin Albin Kurti në rast se dialogu do të kolapsojë.
“Së bashku me komentet e Lajçakut, kjo e bën të qartë se BE-ja dhe SHBA-ja po përgatisin terrenin për të fajësuar Kurtin nëse/kur dialogu të dështojë”, ka shkruar Vogel.
Together with Lajcak's comments this makes it clear that the EU and the US are preparing the ground to blame Kurti if/when the dialogue collapses. https://t.co/n5NSNQglsS
— Toby Vogel (@tobyvogel) January 21, 2023
Të tjera
-
Ish-hetuesi policor: Kemi dyshuar se ka deputetë dhe policë të Kosovës spiunë të BIA-s
Ish-hetuesi policor në veri të Kosovës, Murat Mehmeti, ka pohuar se ka depute...
-
Von der Leyen u bën thirrje qytetarëve evropianë që të dalin në zgjedhje
Ka nisur votimi në shtetet e Bashkimit Europian për zgjedhjen e përbërjes së ...
-
Çështja e Donald Trump, çfarë pritet të ndodhë në Apel?
Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump thotë se do të ap...
-
Ngjarjet e ditës
Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot. Kryetari i Prishtinës, Për...
-
Moti në Shqipëri, me diell dhe vranësira mesatare
Në Shqipëri sot moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare pasdite. Era ...
-
Sot shpaloset raporti “Kodi i sjelljes së deputetëve”
Instituti i Kosovës për Drejtësi sot prezanton raportin “Kodi i sjelljes së ...
-
Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit
Siguria e ushqimit dhe të ushqyerit e drejtë janë parakushte themelore për sh...
-
Mblidhen dy komisione të Kuvendit
Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen dy komisione. Ai për Integrime Ev...
-
Ditë e nxehtë sot, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
Këtë të premte në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë dhe pjesërisht i vranët nga...
-
Osmani sot viziton Drenasin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do e vizitojë Drenasin, në kuadër të ...
-
Kishte humbur disa ditë, turistja franceze gjendet në malet shqiptare
Është gjetur pas disa ditësh turistja franceze, e cila ishte shpallur e humbu...
-
Kurti thirrje diasporës së Kosovës të votojnë në zgjedhjet e BE-së: Socialdemokratët mbrojnë demokracinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga diaspora shqiptare që në ...