Rozë

Big Brother del me njoftimin e fundit për gjendjen shëndetësore të Lugatit

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 18 January 2023

Pas një përkeqësimi të gjendjes shëndetësore, Gjon Karrica, mëngjesin e sotëm është dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Gazeta inFokus.

Big Brother Vip Kosova, ka bërë të ditur se gjendja e tij aktualisht është stabile dhe se ka marrë trajnimin e duhur.

“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile. Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime. Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova”, ka njoftuar BBVK./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy