Sport

“Turneu më i keq në Europë”, Mourinho polemika pas kualifikimit: Nuk e kuptoj këtë formulë

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 13 January 2023

Falë një goli të Paulo Dybala në minutën e 64-të, Roma siguroi një biletë për në raundin çerekfinal të Kupës së Italisë teksa mposhti me rezultatin 1-0, Genoan.

Megjithatë, pas sfidës nuk pati kohë për festë, pasi në konferencë për shtyp trajneri i kryeqytetasve, Jose Mourinho nisi polemikat duke u shprehur hapur kundër mënyrës së organizimit të Kupës së Italisë duke theksuar se kompeticioni nuk i mbron skuadrat e vogla që marrin pjesë.

“Do të më pëlqente shumë ta fitoja Kupën e Italisë, e kam fituar një herë këtu në Romë. Por, tashmë do të më pëlqente ta fitoja në Romë me Romën. Gjithsesi, kjo nuk e ndryshon mendimin tim kur them se Kupa e Italisë është turneu më i keq në Europë. Skuadrat e vogla nuk janë të mbrojtura, nuk i jep shpresë atyre që kanë një ëndërr dhe këtu nuk po flas për Romën. Po flas për Torinon që pasi fitoi dhe eliminoi Kampionët e Italisë (Milanin), tashmë i duhet të luajë sërish jashtë fushe. Përse? Sepse në sezonin e kaluar, Fiorentina u rendit më mirë se ata në kampionat.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy