LIBE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 12 January 2023
Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) sot ka votuar pro liberalizimit të vizave.
48 eurodeputetë votuan me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime.
Pas votimit në LIBE duhet të ndodhë edhe votimi në Parlamentin Europian, që tashmë është dëshmuar pro heqjes së vizave edhe më herët.
Për këtë nga Parlamenti Europian kanë thënë për Gazetën Express se janë disa data kur ky institucion do ta hedhë në votim çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Seanca e radhës fillon të hënën më 16 janar, por kjo mund të jetë shumë shpejt pas votimit në Komitet. Mundësitë e ardhshme janë datat 1 ose 2 shkurt dhe 13 ose 16 shkurt”, ka thënë një zëdhënëse e PE’së për Express.
Pas votimit në PE, radha u vjen votimeve nga ambasadorët e BE’së dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.
Tutje, akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.
Pastaj, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar.
Ndryshe, Presidenca suedeze e Bashkimit Europian ka premtuar se do ta vazhdojë ritmin e paraardhëses së saj çeke për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Për hapat e radhës, Presidenca suedeze pati dhënë zotim se do të kryhen në muajt e parë të këtij viti.
“Është një marrëveshje politike mes Këshillit dhe Parlamentit Europian. Formalitetet e mbetura në lidhje me rregulloren pritet të ndodhin në muajt e parë të Presidencës së Suedisë”, ka thënë ditë më parë për Express një zyrtare për shtyp nga Presidenca e Suedisë në BE.
Të tjera
-
Haxhiu falënderuese ndaj votimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskim
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka kaluar në parim p...
-
Fillon projekti për përzgjedhjen e Mjekut Familjar në tërë territorin e Kosovës
Në përputhje me Planin e Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin ...
-
Njihuni me vendin ku qytetarët nuk e duan punën katërditore, por duan të punojnë më shumë
Japonia ka shtyrë miratimin e ligjit për një javë pune katër-ditore. Qeveria ...
-
Oda Amerikane nis Javën e Arbitrazhit, diskutohet mbi rolin e gjyqësorit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, njofto se ka nisur Javën e Arbitrazhit me ...
-
Policia në kërkim të dy personave për vjedhje në kryeqytet
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e dy ...
-
Caktohen datat e seancave përgatitore për gjykimin ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë caktuar datat për mbajt...
-
Nën masa të rrepta të sigurisë tre teṛṛọristët e Banjskës rikthehen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz
Pas përfundimit të seancës fillestare lidhur me rastin e sulmit terrorist në ...
-
Gjest për t’u vlerësuar apo i rremë? Polemika në SHBA, Trump i jep 100 dollarë një nëne për të paguar faturën e saj të ushqimeve
Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan Donald Trump ndihmoi një nën...
-
Paraqitet në seancë të mbyllur dëshmitari i 90-të në rastin Thaçi
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të mërkurën ka filluar dëshminë...
-
Vazhdon ardhja e ushtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, KFOR: Po testohet dislokimi i shpejtë i trupave shtesë
KFOR-i ka njoftuar se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretësirë së Bashku...
-
Ndërpritet seanca për sụlmin në Banjskë, vazhdon me 9 tetor
Sot seanca e cila ishte caktuar për shqyrtimin fillestar lidhur me rastin e s...
-
“Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinọni para derës së tij” – çfarë deshi të thotë Hovenier me këtë shprehje?
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka mbajtur sot një fjalim në Samitin e ...