Lajme

24 vjetori i vrasjes së Enver Maloku, liderët institucional bëjnë thirrje për zbardhjen e autorëve

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 11 January 2023

Sot janë bërë 24 vjet nga vrasja e atdhetarit dhe gazetarit Enver Maloku.

Në këtë përvjetor liderët institucional e kanë kujtuar dhe vlerësuar lartë kontributin e tij.

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar zbardhjen e autorëve të vrasjes së tij.

-Advertisement-

“Në 24 – vjetorin e vrasjes së atdhetarit e gazetarit Enver Maloku, e kujtojmë me respekt bashkëpunëtorin e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova dhe drejtuesin e Qendrës për Informim të Kosovës, zërin e të vërtetës sonë nga kohët e errëta. Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë! Qoftë i paharruar kujtimi për Enver Malokun”, ka deklaruar Osmani.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar se aktivistin dhe gazetarin Enver Maloku, do e kujtojmë gjithmonë si një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri.

“Si një atdhedashës që ishte, dha gjithçka për lirinë e fjalës, për popullin e Kosovës. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Enver Malokun!”, ka shkruar Haradinaj.

Enver Maloku ishte kreu i Qendrës Informative të Kosovës, i cili u vra më 11 janar 1999, në një kohë kur situata ishte mjaft e rënduar nga lufta.

Pak metra prej banesës së tij në përdhesë të një blloku banesash në Breg të Diellit, në sytë e gruas dhe të fëmijëve, atentatorët e vranë Enver Malokun, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Prishtinës. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera