Lajme

Selmanaj: Në mediat e huaja dyshohet se fushata e Kurtit është financuar nga kompania sllovene “GEN”

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 10 January 2023

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka hedhur disa dyshime midis marrëdhënies mes ambasadorit Martin Berishaj dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Selmanaj përmes një postimi në Faceboo tha se në mediat sllovene e ato kroate flitet se fushata elektorale e Albin Kurtit është financuar nga paratë e kompanisë sllovene “GEN” me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë, përmes Ambasadorit Berishaj.

‘’Përkundër që vendet mike i kanë hy një hetimi dhe hulumtimi mbi këtë aferë ballkanike, Presidentja dhe Kryeministri sillen sikur nuk po ndodh asgjë.

-Advertisement-

Mos u befasoni kur ta kuptoni se këta që shiten si ç’kapësit e shtetit janë pikërisht ngulfatësit e egër të saj’’, ka shkruar deputeti.

Postimi i plotë:

Herë mediet sllovene e herë ato kroate në ballinat e tyre e kanë ambasadorin Martin Berishaj dhe Kryeministrin Albin Kurti. Jo për ndonjë lajm të mirë, por aty hidhen dyshime se përmes ambasadorit Berishaj, është financuar fushata elektorale e Albin Kurtit, nga paratë e kompanisë sllovene “GEN” me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë.

Përkundër që vendet mike i kanë hy një hetimi dhe hulumtimi mbi këtë aferë ballkanike, Presidentja dhe Kryeministri sillen sikur nuk po ndodh asgjë.

Mos u befasoni kur ta kuptoni se këta që shiten si ç’kapësit e shtetit janë pikërisht ngulfatësit e egër të saj!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera