Martin Berishajt i ngritet kallëzim penal për shmangie të tatimit
Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 10 January 2023
Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadori të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Një burim i gazetës Nacionale brenda Prokurorisë Speciale i ka treguar gazetës se kallëzimi penal është ngritur për shmangie të tatimit.
“Para disa dite Policia e Kosovës i ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj. Kallëzimi penal tashmë është dorëzuar në Prokurorinë Speciale”, ka thënë burimi i mirinformuar.
Gazeta ka provuar ta kontaktojë prokurorinë për këtë çështje.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, as nuk e pranuar dhe as nuk e mohuar ngritjen e kallëzimit penal.
“Nuk dua të deklarohem për këtë çështje”, ka thënë ai për gazetën Nacionale.
Më herët, ambasadori Berishaj e ka pranuar se ka bashkëpunuar me kompaninë energjetike “GEN”, e cila është përmendur në skandalin financiar të zbuluar nga media sllovene “Planet TV”.
Një ditë më parë, edhe gazeta e njohur sllovene “Prava” ka botuar një artikull të gjatë, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë sllovene GEN-I. Sipas gazetën “Prava”, dyshohet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin “MB Consulting”. Madje, aty theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr 600 mijë euro para të thata (cash) në vitet 2019 dhe 2020.
Prokuroria është duke e hetuar Berishajn për një vepër tjetër
Ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kallëzim penal kishte dorëzuar edhe Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), i cili ishte lajmëruar nga gazeta Nacionale.
Lajmin e kishte konfirmuar për Nacionalen vetë Agjencia, duke falënderuar Nacionalen për raportimin e këtij rasti. Kallëzimi penal ndërlidhet me mos-deklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.
“Rasti me të gjithë dokumentacionin përcjellës me datë 05.08.2022 me Kallëzim Penal është përcjellë në Prokurorinë e Shtetit për procedim penal të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e AKK-së për gazetën Nacionale.
Tashmë, ky rast është në duart e institucioneve të drejtësisë, më saktësisht Prokurorisë së Shtetit.
Prokuroria gjithashtu kishte nisur hetimet për këtë rast, dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime.
Fillimin e hetimeve ndaj Berishajt për Nacionalen e patën konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Ju njoftojmë se rasti për të cilin keni parashtruar pyetje është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit”, theksuan nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Në muajin prill, gazeta Nacionale kishte raportuar për një skandal të madh financiar që kishte shpërthyer në Slloveni. Aty ishte përfshirë ambasadori Martin Berishaj.
Më vonë, Nacionale gjeti se Berishaj nuk e kishte deklaruar kompaninë e tij “MB Consulting” në deklarimin e pasurisë në vitin 2022.
Sipas deklarimit i cili është publik në ueb-faqen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shihet që Berishaj nuk e ka deklaruar kompaninë e tij ‘MB Consulting’, me pronar dhe punëtor vetë Berishaj, anipse kompania është e regjistruar nga viti 2016 në Mal të Zi.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, Berishaj është në pronësi edhe të dy kompanive të tjera me seli në Kosovë – “Myloja L.L.C.” dhe “Zaslon Kosova L.L.C.”. Asnjërën nga këto nuk i ka deklaruar në formular.
Skandali Martin Berishaj
Mediat sllovene e kishin zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, duket që është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili ka qenë edhe anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes, ku mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.
Tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, në Slloveni ka shpërthyer një skandal i madh financiar, ku është i përfshirë kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob, e që sipas të gjitha gjasave edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Një televizion slloven, Planet TV, ka raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.
Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar sot, tregon se në xhirollogarinë e MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MB Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.
Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.
Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro.
Ajo çfarë mund të konstatohet është që në të dhënat e regjistrimit të biznesit, MB Consulting, është edhe numri i njëjtë edhe emaili i njëjtë i z. Berishaj, të cilat ai i ka në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe në faqen e tij të Facebook-ut.
“Televizioni Planet ka mësuar se kompania malazeze (ajo ku pronar është Berishaj) është themeluar vetëm 10 ditë përpara se të bëhej pagesa e parë e parave nga kompania GEN e Beogradit.”
Media sllovene tregon që gjëja që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen e hetuesve ka qenë fakti që pothuajse 600 mijë euro nga kompania MB Consulting rregullisht janë tërhequr në kesh.
Çka raporti gazeta “Prava”
Gazeta e njohur sllovene “Prava” ka botuar një artikull të gjatë, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë sllovene GEN-I. Sipas gazetën “Prava”, dyshohet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin “MB Consulting”. Madje, aty theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr 600 mijë euro para të thata (cash) në vitet 2019 dhe 2020.
Në shkrim përmendet edhe Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mbi të cilin hidhen dyshime se është financuar nga paratë e filialit të GEN-it në Tiranë, ku janë transferuar 14 milionë euro.
Tutje, “Prava” shkruan se dyshohet që paratë e GEN-It në Tiranë janë përdorur për të financuar fushatën e Kurtit.
Në hulumtimit e titulluar “Si e paguan Martin Berishajn nga kompania sllovene GEN-I! Ku përfunduan gati 100 milionë euro”, theksohet se ambasadori i Kosovës ka përfituar qindra mijëra euro në mënyrë të dyshimtë. Në fakt, gazeta shkruan se nëpërmjet operacioneve akrobatike të kontabilitetit, kompania sllovene GEN-I me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë kanë mbuluar gjurmet e gati 100 milionë eurove.
Nga këto 100 milionë euro, për të cilat raporton Prava, 60 milionë janë transferuar në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa miliona të tjera në filialin e GEN-It në Beograd e Tiran
Të tjera
-
Hamza në takimin me banorët e Reçakut: Programi im s’është thjesht një premtim…
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka ta...
-
Rrëshqiti gomat gjatë lëvizjes, 27-vjeçari gjobitet me 150 euro dhe një pikë negative
Një 27-vjeçari në Ferizaj i është shqiptuar një gjobë prej 150 euro dhe një p...
-
Hamza takon bizneset në Shtime: Korporatat lirohen 5 deri në 10 vite nga tatimi në fitim, nëse investojnë mbi 500 mijë euro apo punësojnë mbi 50 punëtorë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar dhjetëra bizn...
-
Ramadani: Situata politike ka evoluar, vetëm pushteti është përgjysmuar, opozita është dyfishuar
Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ish kryeinspektor i Agjencisë...
-
Haradinaj: Për të fituar Kosova, duhet ta heqim mashtruesin – shko Albin
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 e hapi ...
-
Rohde: Përparimi në dialog, e vetmja rrugë drejt BE-së
Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe ...
-
Më i zëshmi i AAK-së ia mësyn sërish Kuvendit, Besnik Tahiri garon me numër 10
Besnik Tahiri, nënkryetar i AAK-së, aktualisht edhe kryetar i Grupit Parlamen...
-
Daut Haradinaj çon në këmbë qytetarët në tubimin e nisjes të fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ...
-
Osmani flet me kryetarin e Bujanocit për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga Lugina
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujan...
-
Koalicioni i AAK-së mbush plot sallën 1 tetori në nisjen zyrtare të fushatës
Lista e Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate ...
-
Arton Demhasaj zëri i shoqërisë civile me numër 35, i futet garës në AAK
Njëri ndër zërat e fuqishëm i cili për vite me radhë dha një kontribut të jas...
-
Zëri i fuqishëm i rinisë, Kushtrim Xhemaili kandidon me numër 66 në listën e AAK-së
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...