Kurti: Buxheti për nivelin komunal ka rritje për 100 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 10 January 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës duke diskutuar për buxhetin e vitit 2023 ka thënë se këtë vit për nivelin komunal buxheti krahasuar me vitin e kaluar ka rritje për 100 milionë euro.
Sipas kreut të ekzekutivit, kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve.
“Buxheti i vitit 2023 mbi 3.2 miliardë euro e më i larti ndonjëherë në Kosovën e pavarur, për nivelin komunal ka rritje për 100 milionë euro krahasuar me vitin paraprak, kjo duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve”, ka thënë Kurti.Kurti ka thënë se qëllimi i këtij takimi është që të ketë një ekzekutim të mirëfilltë të buxhetit të vitit 2023 duke qenë sa më afër komunave.
“Qasja jonë është duke qenë afër komunave, si kryeministër i vendit jam i hapur të jem afër jush me bashkëpunëtorët e mi që janë këtu sot”.Kurti ka thënë se në këtë drejtim së bashku me ministrat disa herë radhazi janë realizuar një sërë takimesh me qytetarë për të prezantuar buxhetin.
“I kemi realizuar 240 pozita për inspektoratët, që të kemi më shumë inspektorë që të mbrohen të drejtat e punëtorëve, të sigurohet cilësia e shërbimeve dhe mbledhja e tatimeve”, ka vijuar Kurti.Ai ka thënë se gjatë vitit 2022, kjo qeveri ka përmirësuar dukshëm imazhin e vendit duke bërë kështu që Kosova të fillojë të çlirohet nga korrupsioni.
“Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës, ku Qeveria realizoi një sërë veprimesh kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi përmirësuar dukshëm i mazhin e vendit tonë, Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni”.
Të tjera
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...
-
Deputeti i VV-së: Në zgjedhjet e radhës Vetëvendosja dhe GUXO do të thyejnë rekordin e votave
Nga mazhoranca po thonë se ‘përplasja’ e Konjufcës dhe Osmanit do t’i kontrib...
-
Pamje nga aksioni ku u konfiskuan 33 kilogramë ari
Shtatë argjendari janë kontrolluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Gjilan...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, ishte plagosur në Pashtrik gjatë kalimit të kufirit me Shqipërinë
Ka ndërruar jetë, ish-ushtari i UÇK-së, Milazim Syla nga fshati Kishnarekë e...