Kjo kartëmonedhë është më e falsifikuara vitin e kaluar në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 09 January 2023
Paratë falsë kanë vijuar të qarkullojnë në Kosovë edhe gjatë vitit të kaluar. Edhe pse, sipas Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ka pasur rënie të numrit të parave të falsifikuara më 2022 në krahasim me vitin paraprak. Prerja 100-euroshe ishte kartëmonedha më e falsifikuar ndërsa 2 euro ishte monedha më e falsifikuar.
Specialisti i lartë për dokumente dhe dorëshkrime pranë Agjencisë kosovare për Forenzikë tha se në vitin 2022 kanë pasur rreth 800 kartëmonedha të falsifikuara dhe mbi 10 mijë monedha metalike.
“Në vitin 2021 kemi pasur gjithsej 5625 kartëmonedha të falsifikuara, ku kartëmonedha më e falsifikuar ka rezultuar kartëmonedha në vlerë 100 euro, pra 2639 ka qenë numri i kartëmonedhës dhe verifikohet që ka qenë një nga kartëmonedhat më të falsifikuara, ndërsa sa i përket monedhave në vitin e njëjtë kanë qenë gjithsej 10 mijë e 589 dhe nga ky numër monedha më e falsifikuar rezulton monedha në vlerë 2 euro, shifra e të cilës është 9 mijë e 991 copë. Ndërkaq në krahasim me vitin 2022, është kartëmonedha 100 euro më e falsifikuara, pra gjithsej kanë qenë 356 copë, ndërsa monedha metalike ka qenë 2 euro, shifra e monedhave të falsifikuara në këtë vlerë është 8 mijë e 434 copë”, theksoi Selimaj.
Selimaj ka treguar për qytetarët edhe disa hapa që mund të vërejnë nëse paratë janë false pa pasur nevojë të përdorin aparaturë për të verifikuar.
“Duhet të shikosh se vlera e kartëmonedhës a përputhet me vlerën e urdhëresës që është lëshuar nga gjykata apo nga prokurori, pastaj ndiej, do të thotë ta prekësh me dorë se a është kartëmonedha origjinale apo jo, janë disa tipare që ndjehen përmes dorës, dhe kontrollo, i drejtohemi dritës normale dhe vlera e kartëmonedhës kur shikohet në dritë krijohet vlera e kartëmonedhës dhe shenja e ujorit është e dukshme në dritë… Tjetër tipar janë nën rrezet infra të kuqe”, thotë Selimaj për KosovaPress.
Sipas të dhënave policore, rastet më të shpeshta të falsifikimit të parave kanë raportuar bankat që përmes bankomatëve pranojnë para të falsifikuara, por edhe markete e pompa te derivateve.
“Policia në disa raste ka arritur të kap të dyshuar që tentojnë të venë në qarkullim para të falsifikuara dhe të konfiskojë shuma të caktuara parash të falsifikuara. Pra, nëse arrihet të zbulohen raste të tilla atëherë do të ketë më pak raste kur biznese të ndryshme e individ do të bijën pre e ‘falsifikimit të parave’. Raste më të shpeshta të falsifikimit të parave raportojnë bankat që përmes bankomatëve pranojnë para të falsifikuara, por edhe markete e pompa te derivateve”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Policia e Kosovës.
Të tjera
-
Sveçla i pakënaqur me aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Banjskën, çuditet që s’janë përfshirë zyrtarë të Serbisë
Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u s...
-
Vuçiqi e lidh Kurtin me pro*testat e shqiptarëve në Luginë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar protestën e qytetarëve s...
-
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë artificiale
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në lansimin e m...
-
Alarmon zyrtari i PDK’së, këto janë pasojat e përjashtimit të mundshëm nga CEFTA
Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave nga Partia Demokratike e Kosovë...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Erdogan, Vuçiqit: I rëndësishëm vazhdimi i dialogut me Kosovën
Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë Ale...
-
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vitin 2025
Kuvendi i Prishtinës nuk ka arritur ende ta miratojë buxhetin për vitin 2025....
-
Valon Syla i reagon ashpër Gold AG: Ti je prindi zero
Reperi, Arian Agushi i njohur me nofkën “Gold AG” ishte i ftuar sonte në emis...
-
“Dështova”, zbulohet letra që shkroi atentatori i Donald Trump
Personi i cili tentoi të eliminonte kandidatin republikan për president Donal...
-
Ia vendosën bllokadën pasi nuk e pagoi parkingun, qytetari në Vushtrri bën veprim të pazakontë!
Komunat e Kosovës kanë nisur aplikimin e pagesave për përdorimin e hapësirave...
-
Rohde pas takimit me Orav: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me...
-
“Fatonin e vrau shteti”: Nëna e tij kritikon Bislimin dhe Haxhiun
Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti....