Kërkesa e Sveçlës ndaj Gjermanisë për pasaporta, Halimi: Papërgjegjësi që dëmton rëndë imazhin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 08 January 2023
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për shkak të mungesës së materialit për pasaporta, u ka dërguar një letër autoriteteve gjermane që të lejohen qytetarët e Kosovës, të cilët kanë një leje qëndrimi të vlefshme në Gjermani dhe të marrin shërbime me pasaportë të skaduar të Kosovës.
Zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi thotë se kjo e dëmton imazhin e Kosovës në sytë e Gjermanisë.
“Do të ishte komike po të mos kishte pasoja në rëndimin e jetesës së qytetarëve dhe bashkatdhetarëve tanë, si dhe në dëmtimin e imazhit të shtetit tonë, letra e Ministrit të Brendshëm drejtuar shtetit gjerman. Përmes kësaj letre, ai i kërkon Gjermanisë që t’i lejojë qytetarët dhe mërgimtarët e Kosovës të udhëtojnë me pasaportë të skaduar deri në qershor 2023”, deklaroi ajo për Express.
Halimi tha se është e pabesueshme që qeveria të mos mund ta zgjidh “një problem kaq bazik për gati gjysmë mandati”.
Ajo u shpreh se shumë shtete e kanë pasur problemin e njëjtë, mirëpo, sipas saj, ato nuk kanë arritur në nivele të tilla “paaftësie”.
“Është e pabesueshme që një qeveri e tërë të mos mund ta zgjidh një problem kaq bazik për gati gjysmë mandati. Shumë shtete kanë hasur në probleme me furnizim në shumë artikuj—përfshirë letrën që përdoret për shtypjen e pasaportave dhe dokumenteve tjera; mirëpo nuk kanë arritur në nivele të tilla paaftësie. Pra, nuk është problemi te pandemia, por te paaftësia. Përveç pengesave në udhëtim për shtetasit tanë, kjo papërgjegjësi dëmton rëndë imazhin e Kosovës në sytë e një shteti mik si Gjermania. Para se t’ia mësyjë anëtarësimit në BE, Qeveria e Kosovës duhet të zgjidh probleme të tilla bazike, të shkaktuara nga paaftësia e kësaj të fundit”, tha ajo.
Të tjera
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...
-
Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Drenasi, Zejnullah Prokshi
Komandanti i Brigadës 114 dhe bashkëluftëtari i Adem e Hamëz Jasharit e shumë...
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...