Tahiri: Vlera e koeficientit 129 euro e shpëton ligjin e pagave, përndryshe ky ligj do të kontestohet
Autori: Gazeta inFokus
12:50 | 07 January 2023
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për, siç thotë ai, fshehjen e vlerës së koeficientit për ligjin e pagave, edhe pse ky ligj është nënshkruar nga presidentja.
“Kalon edhe një mbledhje e qeverisë edhe pasi ligji për pagat është nënshkruar nga presidentja e vendit dhe vazhdon të trajtohet në mënyrë sekrete, jo transparente vlera e koeficientit, është e papranueshme që 80 mijë shërbyes publikë të mos e dinë sa e kanë rrogën e tyre duke e ditur se ekziston një ligj. Është e papranueshme të mos tregohet vlera e koeficientit edhe pasi është nënshkruar nga presidentja”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media.
“Ende vazhdon trajtimi tepër jo serioz e jo i përgjegjshëm që thotë kryeministri: Valla jemi duke kalkuluar. s’pati kohë ta kalkulojë gjashtë muaj dhe tash duket ta kalkulojë këtë kur është ditur rangimi i koeficienteve para 6 muajsh”, është shprehur ai.
Ai tha se ky ligj mund të shpëtohet vetëm nëse vlera e koeficientit është 129 euro, përndryshe, sipas tij, do të kontestohet ligji.
“129 euro koeficienti e shpëton ligjin, përndryshe ligji do të kontestohet… Aleanca s’e ka qëllim ta rrëzojë, sepse po u rrëzua kthehet prej fillimi, mirëpo shpëtimi i ligjit të pagave nga Gjykata Kushtetuese e ka 129 euro vlera e koeficientit”, ka shtuar Tahiri.
Tahiri tha se kontestimin e këtij ligji kanë mundur ta bëjnë vetë me nënshkrime, mirëpo, sipas tij, arsyeja e vetme pse s’e kanë bërë këtë, lidhet me faktin se nuk e kanë ditur vlerën e koeficientit.
“Qëllimi i AAK-së nuk është ta rrëzojë ligjin, sepse është shumë i vështirë ta bësh, mirëpo konsultimi për këtë ligj kurrë nuk ka qenë më i dobët”, ka vazhduar ai.

Të tjera
-
Hyseni i LDK’së: Sot nuk u sulmua vetëm fjala e lirë, por edhe vetë demokracia
Ekrem Hyseni i LDK’së thotë se sot nuk është sulmuar vetëm fjala e lirë, por ...
-
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet hyrja
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet ...
-
Helikopterët i lëshojnë nga ajri ushtarët amerikanë të këmbësorisë për një patrullim rutinor në kufirin me Serbinë
Helikopterët i lëshojnë nga ajri ushtarët amerikanë të këmbësorisë për një pa...
-
Kërstiq për protestat studentore në Serbi: Mund të ketë gjakderdhje në Beograd – Vuçiqi është diktator
Gazetari serb, Branislav Kërstiq, e ka quajtur diktator presidentin e Serbisë...
-
Haradinaj: Deklaratat e Ruttes alarmante, ShBA-ja është garant i sigurisë në Kosovë, jo Evropa
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar si alarmante deklaratat e ...
-
Blerim Latifi: Secili po tutet me u ba kryeministër
Analisti Blerim Latifi tha në Pressing në T7 se askush nuk “është entuziast” ...
-
Haradinaj: Me Abdixhikun kemi komunikim të rregullt, me Krasniqin jam takuar së paku dy herë
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ta...
-
Dakaj: Nuk e di çfarë mund të jetë më e rëndë se sa të quash një gazetar “Vrasës me pagesë”, në një shoqëri normale do kishte reagim
Gazetari Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së bërë nga Sami K...
-
“Vrạsës me pagesë”, Analistët: Diskursi i Kurtit – Kjo flet për gjendjen e tij, VV pajtohet me gjuhën e Kurteshit, dhunë verbale
Në emisionin Pressing po diskutohet për gjuhën e përdorur nga Sami Kurteshi, ...
-
Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po qëndrojnë ende te objekti i komunës së Prishtinës
Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po qëndrojnë ende te objekti i komunë...
-
Haradinaj për rezultatin e AAK-së: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin
Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një interv...
-
Akim Rama i VV “shpall” rezultatet e rinumërimit të votave të pavlefshme, akuza LDK’së për manipulime
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka thënë se rinumër...