Kurti: Nuk ofruam asgjë në shkëmbim për heqjen e barrikadave, u hoqën nga frika
Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 05 January 2023
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës s’ka ofruar asgjë në shkëmbim në mënyrë që të hiqen barrikadat në veri të vendit.
Ai tha se krejt çka ka dhënë Qeveria e Kosovës është koha shtesë për KFOR-in, teksa shtoi se gjatë gjithë kohës ka pasur komunikime me ambasadën amerikane, ambasadorët e QUINT-it, KFOR-in e EULEX-in.
“Kemi pasur komunikime me ambasadën amerikane, ambasadorët e QUINT-it e sidomos me KFOR-in e EULEX-in, por ne s’kemi ofruar asgjë në shkëmbim, përveç kohës shtesë për KFOR-in dhe gjithashtu ishte e qartë që ato barrikada u ngritën nga struktura ilegale të Serbisë që u shndërruan në banda kriminale pikërisht në kohën kur ne u dakorduam që t’i shtyjmë për prill të vitit 2023 zgjedhjet në 4 komunat në veri. Në një mënyrë, atëherë kur ne e bëmë një koncesion, ata i ngritën barrikadat sepse kishin ngelur pa pretekst”, është shprehur Kurti në VOA, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Kurti tha se Policia e Kosovës do të ndërhynte për t’i hequr barrikadat para Vitit të Ri, nëse ato nuk do të hiqeshin, teksa shtoi se barrikadat edhe u vendosen edhe u hoqën nga frika.
“Bindja ime fuqishme është që nga frika edhe i kanë vendosur por edhe nga frika i kanë hequr. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje. Ne kemi ofruar gjentilencën tonë karshi KFOR-it që kërkoi pak më shumë kohë që të hiqen barrikadat pa ndërhyrjen e policisë sonë. Policia jonë do të ndërhynte para Vitit të Ri, nëse nuk do të hiqeshin barrikadat”, është shprehur Kurti.
Të tjera
-
Zyra e Prokurorit të Specializuar: Dëshmitari i 70-të ishte anëtar i LDK-së, u ndalua dhe u rrah gjatë luftës
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Godet me veturë tre persona, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka go...
-
Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video prov...
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...
-
Vazhdon dezinsektimi selektiv kundër rriqrave në Malishevë
Në kudër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e...
-
Vdẹkje e dyshimtë, një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është ...