Janari nisi me tragjedi në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 05 January 2023
Java e parë e vitit 2023 në Kosovë nuk nisi mbarë. Kjo për faktin se pas përfundimit të festave ndodhën një mori incidentësh tragjike.
Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, një përleshje fizike që ndodhi në lokalin “Kobra City” në Prizrën, solli vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.
Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra” dyshohet se vrau me armë kukësian Visart Cengu, ndërsa la të plagosur Rufgen Shehun. “Kobra” së bashku me pesë persona të tjerë përfunduan në paraburgim prej 30 ditësh.
Rasti tjetër që tronditi opinionin, është ai i vdekjes së dyshimtë të një gruaje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Të mërkurën, ajo e u gjetë e vdekur në hollin e banesës. Viktima nuk kishte shenja dhune, mirëpo ende nuk janë bërë të qarta rrethanat e vdekjes së saj.
Në të njëjtën ditë, disa persona therën me thikë një 16 vjeçar në Prishtinë. Për fat të mirë i riu iu shpëtoi plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, ku pas një konflikti që kishte me dy persona të cilët viktima nuk ka arritur që t’i identifikojë, ata dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht të miturin me thikë dhe gurë.
Në orët e mbrëmjes, një tjetër therje me thikë ndaj një të riu ndodhi në komunën e Istogut. 25 vjeçari, Gent Madanaj u therë me thikë shtatë herë. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Një burrë 35-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti fatal në Çagllavicë, të enjten në ora 04:40 të mëngjesit.
Automjeti i përfshirë në aksident ka pasur targa të huaja.
“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar policia.
Të tjera
-
Përfundon periudha transitore për dinarin
Sot përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes...
-
Shqipëria pretendon se Rusia ia bombἀrdoi konsullatën në Ukrainë, interesohet për provat
Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatë...
-
SHBA: Izraeli ka gjasë që ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke përdorur armë amerikane
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten se ishte "e arsyeshme...
-
“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Prokuroria Themelore në P...
-
Qindra ukrainas detyrohen të ikin nga Kharkivi
Sulmet ruse në veri-lindje të Ukrainës kanë shkaktuar evakuimin e pothuajse 1...
-
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Do të mund të bëjmë politika më të mira
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirre që qytetarët që nuk janë...
-
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ...
-
15 të vrἀrë në Rafah, në mesin e tyre katër fëmijë
Të paktën 15 persona u vranë në një sulm ajror dhe artilerie në Rafah, sipas ...
-
Edhe AAK refuzon ftesën e Kurtit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Lidhjes Demokratike në refu...
-
AAK akoma nuk ka vendosur nëse do të shkoj në darkën me opozitën që po e organizon kryeministri Kurti
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke shqyrtuar ftesën e bërë nga kryem...
-
Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend
Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse ...
-
Shqipëria me strategji për rikthimin e shqiptarëve
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe INSTAT zbulojnë se në harkun k...