Lajme

Largohet nga banesa gruaja që u gjet e vdekur sot në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 04 January 2023

Tashmë është larguar edhe trupi i viktimës që u gjet e vdekur sot në banesën në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Ekipi i Mjekësisë Ligjore e ka nxjerrë trupin e pajetë nga koridori i banesën në katin e dytë, e cila u gjet e shtrirë në tokë me lëndime.

Gazetari Venhar Isufi ka publikuar pamje gjatë këtij momenti, teksa njësitet mjekësore po e largojnë trupin për ta dërguar më pas në IML për obduksion.

-Advertisement-

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se sipas informatave të para, rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e kësaj prokurorie.

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në Prishtinë, dyshohet se është vrarë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera