Ukrainasit vrasin 400 ushtarë në bazën ruse, po festonin ndërrimin e vitit
Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 02 January 2023
Sido që të shkojë lufta në Ukrainë në vitin 2023, viti që sapo iku shënoi pikërisht gjatë minutave të fundit një nga tronditjet më të mëdha për ushtrinë ruse.
Bëhet fjalë për qindra ushtarë të sapo rekrutuar, që ende kishin iluzionin e një normaliteti duke festuar ndërrimin e viteve, në bazën e tyre në Makiivka, në rajonin e pushtuar të Donjetskut.
Pikërisht në mesnatë, një sulm i mirë organizuar të forcave ukrainase me raketat amerikane HIMARS ka shkatërruar praktikisht të gjithë bazën. Bilanci sipas Kievit zyrtar flet për rreth 400 të vdekur, dhe 300 të tjerë që janë të plagosur në mënyra të ndryshme.
Shifrat e Kievit nuk pranohen tërësisht nga Moska, që gjithsesi nuk mund të fshehë tronditjen e marrë. Sot është pikërisht Ushtria ruse që është e detyruar të pranojë humbjen e shumë ushtarëve, zyrtarisht 63 sipas tyre.
Sipas burimeve në terren, shkaku i identifikimit të bazës, ka qenë përdorimi i tepërt i celulareve nga ushtarët, që me gjasa po kryenin urimet e fundvitit, që u shndërruan në ato të fundit të jetës së tyre.
Ndërkohë, ushtria e Moskës nuk ka ndalur sulmet ndaj objektivave të shumta, edhe pse sipas Kievit përgjigja kundërajrore ka eliminuar pothuajse çdo rrezik. /a2news
Të tjera
-
Kurti: Jam shumë i interesuar që sa më parë ta mbajmë një mbledhje me Shqipërinë
Kryeministri Albin Kurti është pyetur se pse më nuk po mbahen mbledhjet e për...
-
Visar Azemi: Turneu i Ndryshimit vjen në Ferizaj të shtunën, të bashkohemi për vizionin e përbashkët
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka...
-
Mjeku falsifikoi dokumentet e një burri, ngritet aktakuzë ndaj të dyve
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Kurti u mundua të hiqte përgjegjësinë për doracakët mbi edukimin seksual, del video kur Nagavci i lansonte me lëvdata për përmbajtjen
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i kishte lavdëruar doracakët mbi edukimi...
-
Sherr me thika pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ndërron jetë në spital 14-vjeçari
Një sherr mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka përfunduar...
-
SHBA i dha raketa me rreze të gjatë Ukrainës për t’i përdorur në Rusi, Gjermania refuzon: Vendimi i Kancelarit është i pandryshuar
Gjermania i qëndron vendimit të saj për të mos dhënë raketa me rreze të gjatë...
-
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Janë nënshkruar marrëveshjet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Republi...
-
Kryeziu – Kurtit: Krijimi i lajmeve për të shantazhuar e për të mbyllur debatet mbi keqpërdorimet, është taktikë tipike e lajmeve të rreme
Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti ...
-
Kompletohet lista e PE-së, Riho Terras nga Estonia bëhet raportues për Kosovën
Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është...
-
Kjo është 71 vjeçarja që u gjet e vdekur në banesë në Fushë Kosovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë....
-
Skandal në konkursin e KEK-ut, 80 aplikantë dyshohet se kanë diploma false
Prokuroria e Shtetit ka nisur mbledhjen e dëshmive për një proces të dyshimtë...
-
Aktivisti i PDK-së me parullë para Ministrisë së Bujqësisë: 100,000€ Kushës, 0€ gratë e Krushës
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla e mbajti sot një parullë ...