Lajme

Paralajmërimi për vit të ri nga Ukraina për Rusinë: Do sulmojmë gjithnjë e me thellë në territorin rus

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 02 January 2023

Kreu i inteligjencës ukrainase, Kirill Budanov ka thënë se sulmet e Ukrainës do të depërtojnë gjithnjë e më shumë në territorin rus.

“Sulmet do të shkojnë gjithnjë e më thellë në territorin rus”, paralajmëroi kreu  37-vjeçar i shërbimit të inteligjencës ushtarake ukrainase, gjenerali Kirylo Budanov, në një intervistë me një reporter nga rrjeti amerikan ABC, pasi një bazë ruse në Donetsk u sulmua.

Në një pranim të rrallë publik të viktimave në luftën në Ukrainë, Moska pranoi më herët të hënën se dhjetëra ushtarë të saj ishin vrarë në një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera